Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore, janë finalizuar 3 operacione, 1 në Durrës, për parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti, dhe 2 në bashkëpunim me homologët, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Janë kapur 2 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale. Njërit prej tyre, gjatë kontrollit fizik, i janë gjetur kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.
Në fushën e narkotikëve janë goditur 15 raste, me 12 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, 3 prej të cilëve posedonin dhe armë të ftohta, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike të kultivuara.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 9 raste, me 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 7 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
DVP Lezhë/ U procedua penalisht 1 shtetas që dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në Mamurras dhe, nga përhapja e flakëve, janë djegur disa pemë frutore në tokën e një shtetaseje tjetër. Gjithashtu, u procedua penalisht 1 shtetase që dyshohet se ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së saj në fshatin Piraj, Lezhë, dhe, nga përhapja e flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me bazë ushqimore për bagëtitë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 13 raste të dhunës në familje, me 2 shtetas të arrestuar, 11 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 5 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ekonomike është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë arrestuar 5 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
U arrestua 1 shtetas dhe u procedua penalisht 1 shtetas, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
U arrestua 1 shtetas që ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe u proceduan penalisht 2 shtetas, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.
U proceduan penalisht 4 shtetas që posedonin armë të ftohtë dhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare proceduan penalisht 2 shtetas, për falsifikim dokumentesh dhe kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
Dibër/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për ngjarjen e ndodhur në lumin Drini i Zi, ku humbi jetën shtetasi E. K., 31 vjeç, dyshohet pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë peshkimit, bëjmë me dije se, në përfundim të veprimeve hetimore, u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. P., 30 vjeç, dhe D. P., 23 vjeç, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”, kryer në bashkëpunim.
Tiranë/ Gjatë 24 orëve të fundit janë larguar nga banesat e tyre një 43-vjeçar dhe një 27-vjeçare. Punohet për gjetjen e tyre.
Kamëz/ Më datë 20.09.2026, shtetasi Xh. O., 29 vjeç, banues në Kamëz, dyshohet se është vetëvarur në oborrin e banesës së tij, në Paskuqan. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim.
Durrës/ Më datë 20.09.2026, rreth orës 06:30, shtetasi A. N., 70 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ura e Dajlanit dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
