Shërbimet e Policisë, në të gjithë vendin, vijojnë kontrollin e territorit, monitorimin e qarkullimit dhe operacionet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore dhe operative, si dhe kontrolleve në terren, janë finalizuar 3 operacione, për kapjen/ndalimin e shtetasve në kërkim, për transportimin e kundërligjshëm të emigrantëve të paligjshëm dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjatë operacioneve u vunë në pranga 4 shtetas dhe 1 u shpall në kërkim, u sekuestruan dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë, 3 automjete, 5 aparat celular dhe një shumë parash.
Janë kapur/ndaluar 3 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i dënuar.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 24 raste në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar dhe 15 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 8 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Për këto raste janë sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe janë asgjësuar bimë kanabisi të kultivuara.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 11 të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë dhe 1 shtetas për veprën penale “Braktisja e fëmijës së mitur”.
Në Fier, u arrestua një 17-vjeçar, pasi, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 19-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po në Fier, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. G., 35 vjeç, banues në fshatin Agim, pasi ka kanosur me armë sportive, për motive të dobëta, shtetasin P. D., 63 vjeç. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në Lezhë, u procedua në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale “Pengimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, pasi ka penguar punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të ushtruar detyrën e tyre, si dhe, në Fier, 1 shtetas, pasi ka penguar një avokat për të kryer detyrën e tij.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 3 raste, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorit/ëve.
Gjithashtu, u proceduan 4 shtetas të mitur, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit “Vllaznia-Teuta”, në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”, Shkodër, kanë thyer me gurë dy xhama të autobusit të ekipit të Teutës. (Rast i publikuar edhe në rrjete sociale).
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.
Janë evidentuar 9 raste të krimeve kundër mjedisit, me 9 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste në fushën e vjedhjes, me 1 autor të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin e autorit/ëve. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas për vjedhje të energjisë elektrike.
Janë evidentuar 2 raste në fushën e krimeve kompjuterike/kibernetike, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorit/ëve.
Janë evidentuar 2 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 10 shtetas dhe 1 në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe 1 shtetas pasi është larguar nga vendi i aksidentit.
—
-Vau i Dejës/ Sot, rreth orës 08:55, në ambientet e një hoteli, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, është gjetur pa shenja jete shtetasi gjerman L. Ë., 82 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
-Tiranë/ Më datë 18.09.2026, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe ka ndërruar jetë në ambientet e këtij spitali, shtetasi S. B., 27 vjeç. Paraprakisht, nga të dhënat e mbledhura, dyshohet se ky shtetas, në kushte depresioni, ka konsumuar lëndë fosfororganike, insekticide/pesticide, të cilat i kanë shkaktuar humbjen e jetës.
-Fier/ Ditën e djeshme, rreth orës 08:30, në lagjen “1 Maji”, Fier, shtetasi A. S., 35 vjeç, duke kryer punime, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi prej 6 metrash. Aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimitet të sigurt
