Policia e Shtetit e përgënjeshtron me forcë statusin e publikuar sot në rrjetet sociale nga z. S. Berisha, i cili në fakt nuk është as i pari dhe as i vetmi i këtij lloji.
Nëse z. Berisha deklaron se 15 mijë bimë janë lënë pa prekur nga Policia, le të ftojë mediat dhe ta provojë me pamje atë që pretendon. Kjo do të ishte shumë e thjeshtë për t’u bërë.
Në të kundërt, nëse ai nuk mundet t’a bëjë këtë gjë elementare, atëherë publiku duhet të mbajë shënim se kjo është një shpifje si shumë të tjera të bëra prej tij.
Me këtë rast, ftojmë këdo që të denoncojë çdo fakt për implikim të mundshëm të ndonjë punonjësi të Policisë në SHÇBA dhe nē Prokurori.
Gjithsesi shpifjet nuk e dekurajojnë Policinë e Shtetit për të vijuar luftën pa kompromis ndaj paligjshmërisë në tërësi, e krimit të organizuar si dhe kultivimit e trafikimit të narkotikëve në veçanti.