Reagim i Policisë së Shtetit
Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për veprimet e Policisë së Shtetit, pas marrjes së një kallëzimi, sqarojmë se:
Më datë 21.11.2023 i është marrë kallëzimi shtetasit E. K. se, në rrugën “Tefta Tashko Koço” është kanosur dhe goditur për shkak të detyrës nga shtetasi A. I.
Shtetasit E. K. i është dhënë vendim mjeko-ligjor.
Në vijim të veprimeve dhe në zbatim të detyrave të lëna nga prokurori i procedimit penal i është marrë deklarim shtetasve A. I., E. M. e O. M. dhe materialet janë referuar në prokurori më datë 04.12.2023 për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasit A. I.
Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar në përmbushjen e misionit të saj për ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.