Reagim i Policisë së Shtetit
Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, për kalim të paligjshëm të kufirit, me dokumente të falsifikuara dhe duke paguar ryshfet tek një punonjës i Policisë Kufitare të portit Vlorë, ju informojmë se:
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra tre punonjësit e Policisë në PKK Port Vlorë, konkretisht përgjegjësin e turnit nënkomisar Xh. Q, inspesktor P. H., me detyrë kontrollor, si dhe inspektor G. Z., me detyrë trup shërbimi.
Ndaj tre punonjësve të Policisë të lartpëmendur si dhe ndaj shefit të Stacionit të PKK Port Vlorë nënkomisar Y. D, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin e thelluar disiplinor, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal.
Policia e Shtetit falënderon gazetarët e emisionit “Stop” dhe fton sërish mediat dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.
Policia e Shtetit është shumë e vendosur për të larguar nga radhët e saj, punonjësit që abuzojnë me detyrën dhe cenojnë besimin e qytetarëve të Policia.