Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Durrës – Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin F. Zh., 25 vjeç, banues në Kavajë, pasi më datë 05.07.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: R. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Renault”, pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, duke i shkaktuar dëme materiale dhe A. Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 1.30 mg/l, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Tiranë – Bien në prangat e Policisë 6 shtetas dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin E. B., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues shtetasin J. D. dhe pasagjerë shtetasit E. B. dhe E. M. dhe F. L., shtetasit E. B. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, ndërsa shtetasit J. D., E. M., dhe F. L. u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 36 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 26 vjeç, pasi në rrugën Peqin-Rrogozhinë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, drejtuesin e motorit, shtetasin A. P. Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M. P., I. T. dhe T. H., pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Mat – Vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së datës 4 korrik 2020, në Burrel, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. M. Policia vë në pranga 2 shtetas, për moskallëzim krimi. Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje, i cili, falë veprimeve të shpejta, është identifikuar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të punës intensive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, është bërë arrestimi i shtetasve S. K., 38 vjeç dhe XH. P., 20 vjeç, dy banues në Burrel. Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është arritur që të dokumentohet me prova se kanë qenë prezent kur është plagosur shtetasi E. M. dhe nuk kanë kallëzuar për krimin e kryer, si dhe kanë prishur vendin e ngjarjes duke pastruar ambientin ku ka ndodhur ngjarja.  Shërbimet e Policisë Mat, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër dhe DVP Tiranë, po vijojnë punën për kapjen e shtetasit T. (H.) Xh., banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet se më datë 04.07.2020, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës” Burrel, për motive hakmarrjeje, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. M.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Pogradec – Vijon operacioni policor i koduar “Tushemishti”. Shkon në tre numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni. Vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Tushemishti”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim: A. P., 38 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec (i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”). Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 26.04.2020, ku ky shtetas theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me një shtetas tjetër. Në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion dhe një sasi prej 47 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndalimi i këtij shtetasi u bë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në qytetin e Sarandës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Ndërkohë, gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 261 shtetas, nga këta: 58 janë të arrestuar, 6 janë ndaluar dhe 197 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 23 raste, në të gjithë territorin, me 10 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 17 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 52 raste, konkretisht: 18 raste të “Kanosja”, 14 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 16 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje” dhe 1 rast i “Vrasja” e mbetur në tentativë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 12 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 26 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 42 raste, 9 raste me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 33 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të “Mashtrimi”, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 9 raste të “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i dokumenteve”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të “Vetëgjyqësia”, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “ Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Goditje për shkak të detyrës”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të “Prishja e qetësisë publike”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Armëmbajtja pa leje”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 4 raste, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 16 raste dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 16 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 17 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 14 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë evidentuar dhe proceduar 8 shtetas që drejtonin automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.