Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 189 shtetas, konkretisht: 51 janë arrestuar, 4 janë ndaluar dhe 134 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndalur 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste, në të gjithë territorin, me 16 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 19 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja”; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”; 8 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë: 1 rast i “Vrasja”.

Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 17 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 22 raste, 5 raste me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 17 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar 5 raste dhe autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 3 raste, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 24 raste, me 24 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Organizmi i lotarive të palejuara”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë proceduar 5 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 15 raste aksidentesh, me 2 viktima dhe 18 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe proceduar 16 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit, në të gjithë territorin.

Janë evidentuar dhe proceduar 17 shtetas që drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.