Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.
Tiranë – Plagos me mjet prerës një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë nga Policia. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasin O. H., 37 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Ali Baushi”, pas një konflikti për motive të dobëta ky shtetas ka goditur me mjet prerës në trup shtetasin S. K., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit O. H.
Shkodër – Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Policia arreston në flagrancë dy shtetas, të cilët po transportonin 3 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët falë një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: P. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme, Shkodër dhe S. G., 25 vjeç, banues në fshatin Dragoç, Shkodër. Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, me automjetin tip “Fiat” që drejtohej nga shtetasi P. Gj., në bashkëpunim me shtetasin S. G., po transportonin me qëllim dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, tre shtetasit e huaj të vendeve të treta, në drejtim të Malit të Zi e me pas në vendet e BE-së. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Kuçovë – Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve të shpallur në kërkim A.P, 34 vjeç dhe A.T, 19 vjeç, të dy banues në lagjen ‘’11 Shkurti’’, Kuçovë. Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, më datë 15.07.2019, ka vendosur masën e sigurisë ‘’Arrest në burg”. Këta shtetas në datë 09.07.2019, në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake’’ dhe ‘’Kanosja’’.
Elbasan – Parandalohet një tjetër rast i tentativës për vjedhje, falë bashkëpunimit dhe besimit të komunitetit, në praga vëlla e motër. Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: Nj. H.,52 vjeç dhe S. H., 41 vjeçe ( vëlla e motër), banues në Elbasan. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë tentativës për të vjedhur një magazinë ushqinore në pronësi të shtetasit E.B., janë pikasur nga qytetarë, të cilët kanë njoftuar Policinë. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë kanë organizuar punë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve, të cilët ndodheshin mbrenda në magazinë në tentativë për të vjedhur. Gjithashtu shtetasja S. H. nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë gjatë shoqërimit duke thyer xhamat e dritares së dhomës së shoqërimit.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative, në ngarkim të shtetasve Nj. H. dhe S. H. , si edhe për veprat penale “Shkatërim i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” për shtetasen S.H.
Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi I.N., 66 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me sende të forta bashkëshorten e tij. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Dhuna në familje”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit Q. A., banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan – Llixhë , u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe R. V., banues në Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Tiranë – Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.31 mg/l, kryente manovra të rrezikshme në rrugë, qytetarët njoftojnë policinë. 47-vjeçari godet makinën e Policisë Rrugore në tentativë për t’u larguar duke rrezikur jetën e punonjësve të policisë, por arrestohet në flagrancë. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 47 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Mbrëmjen e djeshme, shtetasi A. H., drejtonte mjetin në gjendje të dehur nga Mjull, Bathore për në autostradë në Unazë të Madhe dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe të drejtuesve të automjeteve. Qytetarët kanë njoftuar në numrin 112 dhe menjëherë sherbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, janë pozicionuar duke i dhënë shenjë për të ndaluar automejtit me të dhënat që ishte rapotrtuar nga qytetarët. Drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., në tentativë për t’ju larguar shërbimeve të policisë ka goditur mjetin e policisë rrugore duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, armë të ftohta e lëndë narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”. Operacioni nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët. Sekuestrohet armë zjarri, armë e ftohtë, lëndë narkotike, mjet e aparat celular. Në pranga 22-vjeçari që posedonte sendet e kundërligjshme. Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, armë të ftohta e lëndë narkotike, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, finalizuan operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D., 22 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Teodor A. Ipen”, punonjësit e policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues shtetasin R. D. Gjatë kontrollit të ushtruar në sediljen e parë të mjetit është konstatuar një çantë krahu, brenda të cilës ndodheshin: një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis e ndarë në doza. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë, një armë e ftohtë thikë, një sasi lënde e dyshuar kanabisi e ndarë në doza, një mjet dhe aparat celular. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. D., dhe materiale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Tiranë – Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Gjatë orëve të fundit kapen dhe ndalohen nga Komisariati i Policisë Nr. 2, dy persona të shpallur në kërkim. Komisariati i Policisë Nr. 2 në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, gjatë orëve të fundit kapi dhe ndaloi dy persona të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit: M. E., 25 vjeç, banues në Tiranë. Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka caktuar masen e sigurimit ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Mashtrimi”. A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.
Tiranë – Plagos me mjet prerës për motive të dobëta, punëtorin që po i kryente punime në banesë, në pranga 44-vjeçari. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për vjedhje). Në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, ky shtetas ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç, i cili ka qënë duke kryer punime në banesën e shtetasit S. A. I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A.
Elbasan – Bashkëpunimi komunitet- polici, vë në pranga një shtetas, i cili tentonte të vidhte një automjet. Specialistët për Hetimin e Krimit në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin J. K., 61 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas gjatë tentativs për të vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit B.B., i cili ishte i parkuar para banesës, është pikasur nga fqinji i tij i cili ka njoftuar Policinë.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit menjëherë janë vënë në ndjekje të mjetit i cili dyshohet se ishte vjedhur dhe kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, autorit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet të mprehtë thikë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Vlorë – Finalizohet operacioni i koduar “Portofoli”. Ndalohen nga policia dy shtetas, të cilët në bashkëpunim, kanë kryer një sërë vjedhjesh në qytet, kryesisht portofolë nga qytetarë të ndryshëm. Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të një pune hetimore, ndjekjeje dhe vëzhgimi prej afro dy muajsh, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim, shtetasit: A. T., 53 vjeç, banues në Fier (i dënuar më parë për vjedhje) dhe E. P., 52 vjeç, banues në Fier (i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh). Këta shtetas janë kapur nga Policia pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur portofolat e dy shtetasve pranë poliklinikës së qytetit, konkretisht: Më datë 02.09.2019, në këtë poliklinikë në Vlorë, i kanë vjedhur portofolin nga xhepi shtetasit K. L., dhe i kanë marrë 8 000 lekë; Më datë 09.09.2019, në të njëjtin vend kanë vjedhur nga xhepi portofolin e shtetasit H. B., nga i cili kanë marrë 4 000 lekë. Nga puna intensive hetimore e Komisariatit të Policisë Vlorë, kryer prej afro 2 muajsh, ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur janë autorë të dyshuar për kryerjen e 7 vjedhjeve të tjera në qytet, të specifikuara si më poshtë: Më datë 26.06.2019, në lagjen “Isa Boletini” Vlorë, i kanë vjedhur portofolin shtetasit E. H; Më datë 18.07.2019, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, i kanë vjedhur portofolin shtetases V. H., ku dyshohet se kanë marrë 25 000 lekë dhe 250 euro; Më datë 02.07.2019, dyshohet se i kanë vjedhur shtetases norvegjeze H. R., portofolin me 45 000 lekë; Më datë 22.06.2019, pranë një marketi, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. N., me një sasi parash prej 400 000 lekësh; Më datë 27.02.2019, dyshohet se i kanë vjedhur shtetasit G. M., portofolin me mjete identifikuese brenda; Më datë 30.01.2019, në Novoselë, dyshohet se i kanë vjedhur shtetasit F. A., portofolin me një sasi parash prej 4 000 eurosh; Më datë 11.01.2019, në ambientet e Spitalit Rajonal Vlorë, dyshohet se i kanë vjedhur shtetases M. Sh., një sasi parash rreth 50 000 lekë dhe 500 euro. Seksioni i Hetimit të Krimeve ka zbuluar se shtetasit A. T. dhe E. P., i kanë kryer këto veprimtari vjedhjesh kryesisht në ambiente ose mjedise ku ofroheshin shërbime publike, me qëllim që të përfitonin nga grumbullimi i njerëzve.
Ndërkohë gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 200 shtetas, nga këta: 65 janë të arrestuar, 14 janë ndalur dhe 121 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndalur 14 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 19 raste në të gjithë territorin, me 9 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 15 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 17 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”, 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 8 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 6 raste të “Dhuna në familje” në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 19 kërkesë-padi për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 29 raste, 10 raste me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 19 raste, për të cilat po punohet për identfikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 17 raste të “Ndërtimi pa leje”, në të gjithë vendin, me 17 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.
Gjatë 72 orëve të fundit në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 16 raste aksidentesh, me 3 viktima dhe 21 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 14 shtetas duke drejtuar automjetet nën efektin e alkoolit, në të gjithë territorin.
Janë evidentuar 24 shtetas duke drejtuar automjetet pa u pajisur me leje drejtimi, nga të cilët 12 janë arrestuar në flagrancë dhe 12 po procedohen në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.