Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit, 19 gusht 2019

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë.

Tiranë – Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Fag”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë. Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga 55-vjeçari, ndërsa djali i tij shpallet në kërkim, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 , kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit N. A. 55 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fag, të Njësisë Administrative Shëngjergj, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjithashtu kanë shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin E.A. Arrestimi i këtij shtetasi dhe shpallja në kërkim e djalit të tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në brendësi të pyllit të fshatit Fag, janë konstatuar të mbjella fidanë kanabis. Si rezultat i punës hetimore dhe provave ligjore të sekuestruara në vendin e ngjarjes, dyshohet se babë e bir janë autorë të kësaj vepre penale. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 65 fishekë. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale  “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Elbasan – Goditet një tjetër rast i armëbajtjesë pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët. Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet në flagrancë nga Policia 25-vjeçari . Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Focën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, në bazë të informacionit të marrë nga qytetarët se një person qarkullonte me automjetet dhe dyshohet se kishte armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e personit të dyshuar. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë, u bë i mundur lokalizimi dhe bllokimi i automjetit bashkë me personin e dyshuar se qarkullonte me armë zjarri. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, në lagjen “28 Nëntori”, i gjetën në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarakë. Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Z., 25 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin. Policia e Elbasanit falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe besimin që kanë te Policia, si dhe i bënë thirje të mbështesinë Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në nr 112 ose në “Komisariatin Dixhital” duke garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Durrës – Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Sekuestrohen 22 doza lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në pranga shpërndarësi i lëndës narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.B., 19 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike Cannabis sativa të futura në qese farmaceutike gati për shitje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Durrës – Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull. Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore. Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë. Nga këqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër. Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë – Finalizohet operacioni “LUXURY CARS”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të mjeteve motorike. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës dhe Sektorin e posaçëm “Shqiponja” pranë D.V.P Tiranë. Në pranga autori, i cili trafikonte automjete të vjedhura, shpallet në kërkim një tjetër shtetas, si përkrahës i autorit në trafikimin e automjeteve

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës dhe Sektorin e posaçëm “Shqiponja” ka finalizuar me sukses operacionin “LUXURY CARS”, duke parandaluar dhe goditur një rast të trafikimit të mjeteve motorike, me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri. Falë një pune të mirëorganizuar nga burime të ndryshme operative, rezultoi se më datë 13.07.2019, në territorin e Shqipërisë ka hyrë nga një shtetas, një automjet i tipit “Lamborghini Huracán”. Ky mjet nga shteti gjerman më datë 30.07.2019, është deklaruar i vjedhur. Shërbimet e Policisë pas kotrolleve të kryera, kanë konstatuar autmojetin dhe menjëherë bën bllokimin e tij. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.D., 38 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Stuttgart, Gjermani, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘’Trafikimi i mjeteve motorike’’ dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’. Policia shpalli në kërkim për të njëjtat vepra penale, shtetasin B.M., 43 vjeç, banues në Gjermani (bashkëpuntor). Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar për kryerjen e vjedhjes së automjetit luksoz në Gjermani me qëllim shitjen e tij në Shqipëri. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Lamborghini Huracán”, i cili ka një vlerë monetare rreth 250.000 euro. Materialet e para procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Port, Durrës – Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 55.5 kg Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër. Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të analizës së rriskut, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në pikën e kontrollit të kamionëve, në mjetin tip Scania, me drejtues shtetasin M.P., shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 pako me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa me peshë 55.5 kilogramë e fshehur në vende të ndryshme. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.P., 35 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i mjetit. Po në lidhje me këtë rast, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë shpallur në kërkim policor shtetasin R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë. Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Kolonjë – Kapet një shtetas i shpallur në kërkim, për ngjarjen e ndodhur më datë 13.05.2019, në Pogradec, ku në mjetin e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 25 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim E.J, 38 vjeç, banues në fshatin Selenicë, Kolonjë. Shtetasi i mësipërm, ishte shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 13.05.2019, ndodhur në vendin e quajtur “Enkelana”, Pogradec, i cili për të shmangur kontrollin policor, është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur mjetin e tij tip “Benz” në afërsi të fshatit Udënisht. Gjatë kontrollit të automjetit shërbimet policore kanë gjetur në bagazh, një sasi prej 25 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Ndaj 38 vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këlcyrë, Memaliaj – Goditen dy tentativa për kultivim të narkotikëve. Policia e Shtetit vijon kontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Nga shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.Z., 27 vjeç, banues në fshatin Bubës, Këlcyrë. Në afërsi të banesës së tij u gjetën të kultivuara disa bimë kanabis. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit I.Z. u gjet 1.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Policia referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Shpërdorim detyre” për shtetasin Sh.K. kryetar i fshatit Bubës. Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I.Gj., 41 vjeç dhe A.Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Gjonçaj, Memaliaj. Në afërsi të banesave të këtyre shtetasve u gjetën të kultivuara disa bimë kanabis. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Shpërdorim detyre” për shtetasin G.A., kryetar i fshatit Gjonçaj.

Shkodër – Goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Lisen”. Sekuestrohen 60 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtaroisë krimianle në fushën e narkotikëve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, u arrestua në flagrancë shtetasi: P. F., 38 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës dhe u proceduan penalisht shtetasit E. M.,A. F. dhe Z. P, të tre banues në fshatin Gomsiqe, Vau i Dejës. Mbi bazën e informacioneve se këta shtetas kishin fshehur në fshatin Lisen, në një zonë të pyllëzuar lëndë narkotike, Policia ushtroi kontroll duke bërë të mundur gjetjen e një sasi prej 60 kg lëndë narkoitike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjatë krehjes së zonës, në momentin që policia është afruar tek vendi ku u gjet lënda narkotike, shtetasi P. F. ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e policisë gjatë ndjekjes. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Maliq – Posedonte në banesë municione luftarake pa leje, arrestohet në flagrancë nga Policia poseduesi i tyre. Procedohet penalisht edhe 1 shtetas tjetër për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.B, 21 vjeç, banues në fshatin Zëmblak. Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe nga kontrolli që shërbimet e Policisë ushtruan në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 517 copë fishekë luftarakë dhe 10 krëhëra fishekësh, të cilat 21-vjeçari i posedonte pa leje. Në lidhje me këtë ngjarje, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj shtetasit Z.Xh, 17 vjeç, banues në fshatin Zemblak, pasi dyshohet se ky shtetas ka pasur dijeni për vendodhjen e municioneve luftarake, por nuk ka kallëzuar pranë organeve përkatëse. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Durrës – Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, e ndarë në doza gati për shitje. Finalizohet operacioni i koduar “Prita”, vihet në pranga një shtetas.  Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Prita”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi F.B., 29 vjeç, banues në Durrës. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin siguruar informacione në rrugë operative, se ai shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 50 doza lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë dhe një peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Maskimi” i realizuar me metoda proaktive.  Vidhte me armë markete dhe pika rimbushje telefonike, vihet në pranga 27-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që dyshohet se e përdorte për vjedhjet. Në vijim të punës hetimore për zbardhjen vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar, forcat policore të Komisariatit të Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Prokirorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me forcat policore të Komisariatit të Policisë Nr. 3 , finalizuan operacionin policor “Maskimi”, duke arrestuar shtetasin E.B, 27 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera, të dokumentuara edhe me pamje filmike, dyshohet se ky shtetas, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë ka kryer disa vjedhje si: një market në rrugën “Naim Frashëri”, një pike rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit, si dhe dyshohet edhe në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi. Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale, një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet. Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale ku ky shtetas mund të jetë i implikuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Mirditë, Lezhë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.  Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar profesionale , në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar S.N.(L), 29 vjeç, banues në Mirditë.  Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Romës/ Itali, në Shkurt 2019, me vendimin nr. 45702/18 RGNR, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për vepren penale ” Shkelje e ligjit mbi armët e zjarrit”. Maksimumi i dënimit 10 vite. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Tiranë – Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në përfundim të veprimeve hetimore, të kryera nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”, dhe konkretisht: Xh. T. 41 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi” dhe I. B. 44 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. S., me detyrë administrator i firmës skela “Syla”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”. Në rrugën “Faik Konica” në pallatin Nr. 2, firma “Xhimi” me administrator e Drejtues Teknik punimesh, shtetasin Xh. T., ka kryer punime në fasadën e jashtme të pallatit për veshjen me sistemin termoizolues (kapot). Po në këtë pallat, firma skela “Syla” me administrator shtetasin P. S. dhe Drejtues Teknik të punimeve e montimit të skeles Inxhinierin I. B., ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë. Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth ores 15.00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën shtetasit E.B., 31 vjeç, punëtor ndërtimi në firmën “Xhimi, si dhe shtetasi O.K, 36 vjeç, punëtor i firmes skela “Syla”. Po nga rrëzimi i skelës janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën, shtetasit G.B punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, E.L dhe A.M, punëtor i firmës skela “Syla”. Gjithashtu për këtë ngjarje filloi procedimi penal për veprën penale “ Shpërdorimi i detyrës “, për punonjësit e Inspektoriatit të Punës Tiranë, pasi punonjesit nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti dhe po vazhdon puna për dokumentimin ligjor për këta punonjës. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Krujë – Policia zbardh dhe dokumenton në pak orë ngjarjen e ndodhur në mesnatë në Nikel, Krujë, ku në një biznes u vendos lëndë plasëse. Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një pune hetimore intensive kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në mesnatë në Nikel, Krujë, duke identifikuar dhe arrestuar shtetasin L.C., 23 vjeç, banues në Nikël. Shtetasi i mësipërm dyshohet se në biznesin (parukieri) të shtetases R.Sh., ka vënë një sasi lëndë plasëse e llojit tritol dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Ndërkohë gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 205 shtetas, nga këta: 71 janë të arrestuar, 22 janë ndalur dhe 112 po procedohen në gjëndje të lirë.

Janë ndalur 10 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 26 raste në të gjithë territorin, me 18 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 15 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar  34 raste, konkretisht: 11 raste të “Kanosja”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 11 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 14 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 13 autorë që po procedohen në gjëndje të lirë; 6 “Dëmtime të tjera me dashje”, me 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 16 raste të “Dhuna në familje” në të gjithë territorin, me 8 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 26 kërkesë padi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 22 raste, 10 raste me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 12 raste, për të cilat po punohet për identfikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 11 raste të “Ndërtimi pa leje”, në të gjithë vendin, me 11 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Gjatë 72 orët e fundit në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 15 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 29 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar 15 drejtues mjeti nën efektin e alkoolit në të gjithë territorin, nga të cilët 13 janë arrestuar dhe 2 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 13 shtetas duke drejtuar automjetet pa u pajisur me leje drejtimi, nga të cilët 5 janë arrestuar në flagrancë dhe 8 po procedohen në gjendje të lirë.

 

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.