Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 115 shtetas, konkretisht: 24 janë arrestuar, 6 janë ndalur dhe 85 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste në të gjithë territorin, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit në gjithë territorin gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje” dhe 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja e funksionarëve publikë”.
Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 17 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 23 raste, 7 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si edhe 16 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 4 raste, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të shkatërimit të pronës, 2 raste me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 6 shtetas që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, të cilët po procedohen në gjendje të lirë.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 14 raste aksidentesh, me 3 viktima dhe 15 të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit, në të gjithë territorin.
Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.