Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 234 shtetas, konkretisht: 10 janë ndaluar, 59 janë arrestuar në flagrancë dhe 165 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste, me 5 autorë të arrestuar dhe 10 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 19 raste: 4 raste të “Kanosja”, 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 8 raste të “Dëmtime të tjera më dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja” mbetur në tentativë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 18 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 21 raste, 9 raste me 10 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 12 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 11 raste të ndërtimit pa leje, me 11 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të policisë.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Janë proceduar penalisht 2 shtetas për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Është arrestuar 1 shtetas për veprën penale “Organzimi i lotarive të palejuara”.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Shkatërrim prone”dhe është arrestuar një tjetër për “Shkatërrim prone me zjarr”.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”dhe 1 shtetas tjetër për “Kundërshtim të urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Është proceduar penalisht 1 shtetas për fshehje të të ardhurave dhe një trafikim të mjeteve motorike
Është proceduar penalisht 1 shtetas, për prerje të paligjshme të pyjeve dhye një shtetas tjetër është proceduar për veprën penale “Ndotja e ajrit”.
Është proceduar penalisht një shtetas për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Janë proceduar penalisht 17 shtetas dhe janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh dhe janë proceduar 2 shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, me 2 viktima dhe 4 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.