Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Përmet – Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie. Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen dy aparate celulare. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasit O. M., 40 vjeç, banues në Përmet (administrator i një subjekti bar-kafe) dhe E. L., 34 vjeç, banues Përmet (klient i subjektit). Këta shtetas u arrestuan pasi, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtrua kontroll në ambientet e një subjekti bar-kafe në pronësi të shtetasit O. M., në Përmet, ku u konstatua se ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, nga këqyrja e aparatit celular të shtetasit O. M. janë gjetur të dhëna që tregojnë për organizimin e basteve sportive online. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Tiranë – Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. H., 35 vjeç dhe E. H., 33 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në magazinën e shtetasit Xh. K., 58 vjeç, kanë kanosur dhe goditur me grushte shtetasin R. F., 20 vjeç, pasi dyshonin se shtetasi R. F. ka vjedhur në banesën e shtetasit Xh. K. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. V., 24 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike (përforcues grushti). Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. P., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Y. L., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin T. B., 78 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; E. Sh., 31 vjeç dhe R. T., 37 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; M. M., 29 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në “Don Bosko”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër, dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për kryerjen e veprimeve procedurale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

DVP Vlorë – Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin A. S., 57 vjeç, banues në fshatin Sherishtë, Vlorë, pasi u konstatua duke ndërtuar në objekt, pa lejen e organeve kompetente. Nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u proceduan penalisht për veprën penale ” Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit: K. M., 62 vjeç, banues në Himarë dhe V. M., 64 vjeç, banues në Himarë, pasi kanë bërë punime në banesat e tyre, pa lejen e organeve kompetente. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin L. J., 53 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, sepse duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, është përplasur me motomjetin e markës “Honda” dhe si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Fier – Në datë 22.01.20211 u referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e autorëve pasi në fshatin Fratar, Mallakastër, në dyqanin në pronësi të shtetasit E. L. 31 vjeç, kanë marë 10.000 lekë dhe disa aksesorë celularësh.

Durrës – Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit M. D., 23 vjeç, banues në Kosovë dhe T. E., 30 vjeç, banues në Turqi, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojnë kufirin, me dokumente të falsifikuara. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 39 vjeç, banues në Domje, Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasit D. H., 40 vjeç dhe D. H., 40 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng shtetasin M. Y., 31 vjeç, me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash, si dhe i kanë vjedhur atij, një aparat celular. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Durrësit u arrestua në flagrancë shtetasi F. R., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit A. Sh., 51 vjeç dhe A. M., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 164 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 60 janë arrestuar në flagrancë dhe 97 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 17 raste, me 7 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 24 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 9 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja” mbetur në tentativë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë, dhe 1 rast i “Vrasja” me 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 10 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 18 raste, 4 raste me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 22 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 15 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, me 15 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për shkatërrim prone.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për “Vetëgjyqësia” dhe 2 për “Pushtim toke”.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Janë proceduar penalisht 5 shtetas dhe janë arrestuar në flagrancë 2 të tjerë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara.

Janë proceduar penalisht 11 shtetas për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe 2 të tjerë për veprën penale “Mashtrimi”.

Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për veprën penale ‘Falsfifikimi i dokumenteve”.

Është arrestuar në flagrancë 1 shtetase, për veprën penale “Shkelja e rregullaev të mbrojtjes në punë”.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas dhe është arrestuar në flagrancë 1 tjetër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vednimin e gjykatës” dhe 1 tjetër për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Janë arrestuar në flagrancë 20 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 11 aksidente, me 3 viktima dhe 11 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.