Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë – Vihen në pranga  5 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. F., 20 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 59 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen M. H., 46 vjeçe. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 31 vjeç, pasi ka tentuar t’i djegë banesën ish të dashurës, dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses. Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Sh., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin R. L., 49 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur shtetasen L. M., 50 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Durrës – Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. P., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 18.12.2020, e ka dënuar me 15 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 33 vjeç, banues në Maminas, pasi u kap duke vjedhur disa pajisje në dyqanin e shtetasit B. H. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim V. A., 38 vjeç, për veprën penale “Kallëzim i rremë”, pasi ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasit: B. Sh., 29 vjeç dhe A. K., 37 vjeç, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Dibër – Më datë 17.01.2022, në një banesë të pabanueshme, është gjetur pa shenja jete, nga familjarët e saj, shtetasja B. GJ., 70 vjeçe, banuese në Dibër, e cila dyshohet se është vetëvarur. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 209 shtetas, konkretisht: 21 janë ndaluar, 56 janë arrestuar në flagrancë dhe 132 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 20 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 17 raste, me 14 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 14 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja”; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 14 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 27 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 30 raste, 8 raste me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 22 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 11 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, me 11 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për shkatërrim prone.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për “Vetëgjyqësia”.

Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe për “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Janë proceduar penalisht 6 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe 2 të tjerë për veprën penale “Mashtrimi”.

Janë proceduar penalisht 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë proceduar penalisht 7 shtetas, për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 12 aksidente, me 2 viktima dhe 11 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.