Raporti i ngjarjeve për 48 orët e fundit, Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 138 shtetas, konkretisht: 9 janë ndaluar, 32 janë arrestuar në flagrancë dhe 97 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, 4 prej tyre me shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 3 të tjerë me subjekte të proceduar në gjendje të lire.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 19 raste: 7 raste të “Kanosja”, prej të cilëve 1 rast i bashkëshoqëruar me veprën penale “Fyerja”; 1 raste i “Plagosja e rëndë me dashje”, në qarkun Durrës, me një shtetas të arrestuar në flagrancë; 6 raste të veprës penale “Plagosja e lehtë me dashje”, me 8 autorë të dyshuar që po procedohen në gjendje të lirë ; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”dhe 1 rast i veprës penale “Përndjekja”, në qarkun Tiranë, me një shtetas të arrestuar në flagrancë.

Për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” janë proceduar penalisht 2 shtetas, ndërsa për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” është proceduar 1 tjetër.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me shtetas të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 2 të arrestuar në flagrancë, 1 rast prej të cilëve i bashkëshoqëruar me veprën penale “Fyerja”, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në qarkun Lezhë janë evidentuar 2 raste për veprën penale “Dhunimi i banesës”.

Në qarqet Tiranë dhe Lezhë janë proceduar 2 shtetas për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetase, në qarkun Elbasan, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Gjithashtu, në qarkun Tiranë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” janë evidentuar 2 raste, me 1 autor të dyshuar, të arrestuar në flagrancë dhe 1 tjetër të proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”, si dhe 2 raste, në qarkun Lezhë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Është evidentuar një rast, në qarkun Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, me 1 shtetas të arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i veprës penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 1 rast, në qarkun Durrës, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”. Gjithashtu, janë evidentuar 2 rastë në qarkun Shkodër dhe 1 rast në qarkun Lezhë për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Në qarkun e Fierit është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, si dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Në qarkun Durrës është evidentuar 1 rast i veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 autorë të dyshuar, të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, me shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 9 raste me autorë të dyshuar, ende të paidentifikuar, për të cilët vijon puna nga ana e strukturave policore.

Për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” janë evidentuar 2 raste.

Në qarkun Durrës është evidentuar 1 rast i veprës penale “Mashtrimi”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”.

Në qarqet Tiranë dhe Lezhë janë evidentuar 2 raste për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Gjithashtu është evidentuar 1 rast i veprës penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, si dhe është evidentuar 1 rast, për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Janë evidentuar 4 raste për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, 2 prej të cilëve me autorë të paidentifikuar, si dhe 2 raste të tjerë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Pushtimi i tokës”.

Janë proceduar penalisht 9 shtetas, për veprën penale “Kalimi i kufirit në mënyrë të paligjshme”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 14 aksidente, prej të cilëve 1 rast me autorë të paidentifikuar dhe 1 rast, në qarkun Gjirokastër, me 1 viktimë, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të pësuara. Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, në qarkun e Tiranës, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Janë evidentuar 24 raste, me 15 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 9 raste me autorë të dyshuar, të proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.