Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Durrës/Informacion paraprak-Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:15 minuta, në lagjen nr. 10, dyshohet se për shkak të një konflikti në rrjetin social TikTok, shtetasi K. M., 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit J. V., 21 vjeç, dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës.Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar, shtetasi K. M., rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me shtetasin M. V, (kushuri i shtetasit J. V.) dhe i ka lënë takim për tu sqaruar në afërsi të banesës së shtetasit M. V.Shtetasi M. V., pasi ka marrë kushëririn e tij shtetasin J. V., dhe shtetasin A. H., (shok i përbashkët i tyre) ka shkuar në vendin ku e kishin lënë për tu sqaruar me shtetasin K. M.Ky i fundit sapo ka parë që këta shtetas janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së shtetasit M. V., dhe është larguar menjëherë.Si pasojë, (dyshohet nga plumb rikoshet) janë lënduar lehtë shtetasi J. V., i cili pas ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali, dhe shtetasi A. H., që aktualisht po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim kapjen e tij.
Morinë, Kukës-Tentoi të kalonte kufirin, me një automjet në të cilin kishte fshehur lëndë narkotike, vihet në pranga 35-vjeçari.Sekuestrohen 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe automjeti që drejtonte 35-vjeçari.Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin H. R.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin H. R, 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Lezhë / Informacion paraprak-Rreth orës 08:00, në Shëngjin, në Kune, shtetasi A. L. 45 vjeç, banues në Kallmet, duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë.Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A. K.Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes.
Durrës/Ishte e dyshuar për vjedhjen e një shumë parash, në një banesë, Policia ushtron kontroll dhe i gjen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak 31-vjeçares dhe e vë atë në pranga.Në pranga edhe një 35-vjeçar (mik i 31-vjeçares), për moskallëzim krimi.Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe një sasi fishekësh.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas informacionit të marrë se në një banesë ishte vjedhur një shumë parash, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.Bazuar në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetases M. Xh., 31 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohej si autore e vjedhjes së shumës së parave, te banesa e shtetases S. Rr. (shoqe e e saj).Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe një sasi fishekësh.Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. Xh., për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.Gjithashtu, u arrestua për moskallëzim krimi, shtetasi E. B., 35 vjeç, mik i shtetases M. Xh., i cili u gjet në banesën e shtetases M. Xh., gjatë kontrollit të Policisë, por nuk kishte kallëzuar që shtetasja M. Xh. mbante armë zjarri në banesë.Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe të autorësisë së vjedhjes së shumës së parave në banesën e shoqes së 31-vjeçares.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVP Tiranë-Finalizohet nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me AMP-në Rajonale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar “Last Call”.Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 2 shtetas.Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, i cili kishte mashtruar 2 të arrestuarit, me qëllim përftimin monetar, duke iu premtuar se do t’i mbronte nga Policia.Procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, punonjës në subjektin call center.Sekuestrohen njësi kompjuterike, USB, aparate celulare, blloqe me shënime me të dhënat e shtetasve të mashtruar, si dhe shuma të ndryshme monetare të përfituara nga mashtrimet.Specialistët e strukturave hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me AMP-në Rajonale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Last call”.Si rezultat i këtij operacioni arrestuan në flagrancë shtetasit:- E. S., 34 vjeç, F. Q., 23 vjeç, dhe M. K., 32 vjeç, të tre banues në Tiranë.Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 33 vjeç, banues në Tiranë.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit E. S., F. Q. dhe E. R., ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi M. K., me anë të mashtrimit për përfitime monetare, iu kishte premtuar 2 të arrestuarve, se do t’i mbronte nga Policia.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: njësi kompjuterike, USB, aparate celulare, blloqe me shënime me të dhënat e shtetasve të mashtruar, si dhe shuma të ndryshme monetare të përfituara nga mashtrimet.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Kamzë-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Insurance”.Shitën automjetin e tyre në Kamzë dhe bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, me qëllim përfitimin e siguracionit, vihen në pranga dy vëllezër kosovarë.Procedohen penalisht dy të tjerë.Gjatë operacionit janë sekuestruar 6800 euro dhe pjesët e automjetit BMË X6.Ndërkohë vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të ndodhura, të kësaj natyre kriminale.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të marrë nga dy shtetas, për vjedhjen e automjetit të tyre, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Insurance”.Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve S. G., 27 vjeç, dhe B. G., 21 vjeç, të banues në Finlandë. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit V. K., 49 vjeç, dhe I. K., 24 vjeç, të dy banues në Kavajë.Dy vëllezërit (S. G., dhe B. G.) kanë bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tyre BMË X6, të cilin e kanë shitur te shtetasit V. K., dhe I. K., me qëllim përfitimin e siguracionit të automjetit.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6800 euro dhe pjesët e automjetit që janë gjetur në një pikë shitjesh automjetesh, në Kavajë.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
DVP Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tendenca”.Thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale, në këto automjete, pas një pune hetimore më metoda proaktive, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari.Zbardhen 6 raste të vjedhjes me thyerje të automjeteve, të kryera nga ky shtetas.Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të aktvitetit kriminal të këtij shtetasi, në fushën e vjedhjes së pronës, pasi dyshoshet se ai ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin e Durrësit, gjatë tremujorit të parë të këtij viti.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, pas një pune hetimore, duke përdorur metodat proaktive, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tendenca”.Në kuadër të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe arrestuan në flagrancë në tentativë për të vjedhur sendet personale në një automjet, në lagjen nr.4 Durrës, shtetasin J. V., 44 vjeç, banues në Durrës.Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv dhe veprimeve të kryera gjatë momentit të arrestimit të 44-vjeçarit, është bërë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal të vjedhjes së sendeve në automjete, nga ky shtetas.Nga hetimet rezultoi se shtetasi J. V., gjatë muajit prill 2023, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, në 6 raste, pasi ka thyer xhamat e automjeteve, me sende të forta, ka vjedhur sende të ndryshme në këto automjete.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Tiranë-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Locked”.I hoqi lirinë, për një javë, bashkëjetueses së tij, dhe e dhunoi vazhdimisht atë, me sende të forta, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.Në pranga edhe 4 shtetas të tjerë që nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.Sekuestrohen mjete për konsumimin e lëndëve narkotike dhe lëndë e dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të saj, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që po mbante me forcë bashkëjetuesen e tij, në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Locked”.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:- G. G., 31 vjeç, B. N., 36 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, B. K., 27 vjeç, E. K., 42 vjeç, të pestë banues në Tiranë.Shtetasi G. G. i ka hequr lirinë për një javë, bashkëjetueses së tij, të cilën e ka dhunuar vazhdimisht, me sende të forta, në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”.Shtetasit B. N. dhe A. Sh. nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa shtetasit B. K. dhe E. K., (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.28-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Gjatë 48 orëve, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 137 shtetas, konkretisht: 46 janë vënë në pranga, 80 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Vijon puna intensive me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, me 5 shtetas të vënë në pranga dhe 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 14 raste, njëri prej tyre ka mbetur në tentativë, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, ndërsa për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim, si dhe me 15 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 4 raste të falsifikimit të dokumenteve me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i krimeve kompjuterike, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Për një rast të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, të kryer më parë, është ndaluar 1 shtetas.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 19 raste, për zbardhjen e të cilave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, Policia vijon punën.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 13 raste, me 5 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 21 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Gjithashtu, janë evidentuar:
-3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Një shtetas tjetër është ndaluar po për këtë vepër penale, të kryer më parë.
-4 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Përndjekja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë; 1 rast i veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit“, me 1 shtetas të vënë në pranga; 2 raste të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 1 rast i veprës penale “Kallëzimi i rremë”, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Goditjet për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Për 1 rast të mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, të kryer më parë, është ndaluar 1 shtetas, ndërsa për 1 rast të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer më parë, është ndaluar 1 shtetas tjetër.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 aksidente, si pasojë e të cilave 5 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 25 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 14 shtetas të arrestuar dhe me 14 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.