Raporti i ngjarjeve, 9 nëntor 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Fier-Kishte përshtatur lokalin që administronte, për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në praga 20-vjeçari.20-vjeçari u kap në flagrancë, me disa llogari aktive në 2 celularë, për vënien e basteve sportive.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve në ambiente të ndryshme, për të verifikuar zbatimin e ligjit, si dhe të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të vënies së lokalit, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.Për këtë rast u arrestua shtetasi J. H., 20 vjeç, banues në Fier, pasi u kap në flagrancë, në lokalin e marrë me qira, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, me disa llogari aktive në 2 celularët e tij, për vënien e basteve sportive.2 celularët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier,  për veprime të mëtejshme.

Shkodër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër arrestuan shtetasin E. Ç., 20 vjeç, banues në Shkodër, pasi mesditën e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, ka aksidentuar me motomjet, shtetasin N. Gj., 23 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, këmbësor, i cili është jashtë rrezikut për jetën. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin L. L., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. 

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 74 shtetas, konkretisht: 21 shtetas janë vënë në pranga, 46 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste- 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 10 raste- 8 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet call centerave, me 8 shtetas të vënë në pranga.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim për këto veprimtari kriminale.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

4 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

1 rast i veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga;

1 rast i veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 1 shtetase të vënë në pranga.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Dhunimi i banesës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Dhunimi i varreve”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i kërkuar për prishje të qetësisë publike, është kapur dhe ndaj tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër i kërkuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, është kapur dhe vënë në pranga

Kanë ndodhur 9 aksidente rrugore, me 2 viktima dhe me 12 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.