Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 87 shtetas, konkretisht: 25 shtetas janë vënë në pranga, 52 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste. Janë vënë në pranga 2 shtetas, është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 15 raste të krimeve ekonomike. 2 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 15 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-2 raste të përndjekjes, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i dhunës në familje dhe dhunimit të banesës, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i thyerjes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufirit, falsifikimit, vetëgjyqëisë, trafikimit të mjeteve motorike dhe shpërdorimit të detyrave, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 janë proceduar në gjendje të lirë, mbi dyshime për implikim në prostitucion.
1 shtetas i kërkuar për dhunë në familje dhe për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, është kapur.
Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 8 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.