Raporti i ngjarjeve, 7 shkurt 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 79 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 51 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste. 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 5 raste. 1 shtetas i shpallur në kërkim është ndaluar, 1 shtetas është arrestuar, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 10 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë shpallur në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të falsifikimit, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të përndjekjes, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-2 raste të përndjekjes, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-2 raste të moskallëzimit të krimeve, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-2 raste të vetëgjyqësisë, njëri me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit dhe i deklaratave të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i krimeve kibernetike, pastrimit të parave, kundërshtimit të punonjësit që kryen një funksion publik dhe veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetase është shpallur në kërkim dhe 2 të tjera janë proceduar në gjendje të lirë, mbi dyshime për implikim në prostitucion.

Janë ndaluar 2 shtetas të kërkuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe për dhënie ndihmë emigrantëve për kalim të kundërligjshëm të kufijve.

Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore. 1 shtetas ka humbur jetën dhe 5 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.