Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 98 shtetas, konkretisht: 24 shtetas janë vënë në pranga, 63 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste. Janë ndaluar 2 shtetas, është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për krime ekonomike janë vënë në pranga 2 shtetas. Janë vënë në pranga 3 shtetas, është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas.
Janë evidentuar 11 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 4 raste. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 1 shtetas është arrestuar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të ngacmimit seksual, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të vetëgjyqësisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i thyerjes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe përkrahjes së autorëve të një krimi, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i përndjekjes dhe kundështimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i krimeve kibernetike, për të cilin po hetohet për të përcaktuar autorësinë;
-nga 1 rast i falsifikimit, kalimit të paligjshëm të kufirit, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, mbajtjes pa të drejtë të uniformës dhe kanosjes për shkak të detyrës, me 8 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, me 11 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 21 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.