Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 74 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 48 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 2 raste. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 4 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 4 raste. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të vetëgjyqësisë, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të krimeve kibernetike, për të cilat po hetohet për të identifikuar dhe/ose nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët;
-3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i kërkuar për 1 rast të mëparshëm në këtë fushë, është kapur;
-2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të kalimit të prishjes së qetësisë publike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i dhënies ndihmë, emigrantëve, për kalim ilegal të kufijve, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, trafikimit të mjeteve motorike, falsifikimit të vulave dhe dhunimit të banesës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
6 shtetas u vunë në pranga në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
1 shtetas u kap dhe 1 shtetas u shpall në kërkim, për 1 rast të mëparshëm të veprës penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.