Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Policia e Shtetit kontribuon në planin operacional ndërkombëtar antidrogë, të koduar “BOCA DEH RIO”, të zhvilluar nga agjencitë ligjzbatuese në Firence.
Arrestohen në Shqipëri, me qëllim ekstradimin, 2 pjesëtarë të grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e Kokainës nga Amerika Latine në Itali.
Gjithashtu, kontrollohen ambiente të lidhura me 20 shtetas të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari.
Nga kontrollet sekuestrohen 20 000 euro, 52 ora të markave të ndryshme, 1 automjet, 7 celularë, kontrata noteriale dhe dokumente të tjera.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të planit operacional ndërkombëtar antidrogë, të koduar “BOCA DEH RIO”, të iniciuar nga agjencitë ligjzbatuese në Itali, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë e Forcës së Sigurisë Kombëtare, me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe me DVP-të Tiranë dhe Durrës, ekzekutuan vendimet e GjKKO-së, për:
-arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve J. K., 34 vjeç, banues në Kavajë dhe M. N., 30 vjeç, banues në Pukë, të akuzuar nga Gjykata e Firences, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal;
-kontrollin e ambienteve të lidhura me 20 shtetas të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Nga hetimet e kryera në kuadër të planit operacional “BOCA DEH RIO”, dyshohet se këta shtetas, të organizuar si grup, gjatë periudhës 2018-2024, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike Kokainë nga Amerika Latine dhe më pas e kanë shitur në qytetet Pisa, Firence, Livorno, Venecia dhe Romë.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin në Itali, të 2 shtetasve të arrestuar.
Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për hetime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. G., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke punuar me troko në një vendparkim automjetesh, aksidentalisht ka shkaktuar një zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar pjesërisht disa pemë dekorative.
Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen N. M., banuese në fshatin Kosinë, Përmet, pasi ditën e djeshme ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 2 dynym tokë me bimësi të ndryshme.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për dy shtetas 16 vjeç, pasi kanë shpërndarë një foto intime të një 15-vjeçareje, në rrjetin social “Tik-Tok”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin K. Xh., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Fan Noli”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur më një automjet tjetër. Nga përplasja e automjeteve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. L., 19 vjeç, banues në Pogradec, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen H. R., 61 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi me vetëgjyqësi, i ka bllokuar një 75-vjeçari, rrugën nëpërmjet së cilës hyn në banesën e tij.
Më datë 05.11.2024, në fshatin Pojan, Maliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit A. L. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Z., 24 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. D., 43 vjeç, banues në Patos, V. Z., 21 vjeç, banues në Ballsh, dhe Xh. Sh.(Gj)., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi kanë përfituar shuma parash nga shtetas të huaj, nëpërmjet mashtrimit, duke iu ofruar viza elektronike të falsifikuara.
Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Xh., 23 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur një mjet bujqësor me drejtues shtetasin G. T., 48 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S. N., 43 vjeç, Sh. P., 60 vjeç, dhe Q. P., 64 vjeç, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin Sh. M., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike, kokainë.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin R. K., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 05.11.2024, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, është aksidentuar me automjetin fugon tip “Benz” me drejtues shtetasin M. P., 54 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Volksëagen” dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi F. M., të dy jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Delvinë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin J. C., 58 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e një shtetaseje disa sende.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 90 shtetas, konkretisht: 9 shtetas janë vënë në pranga, 75 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, për të cilat janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe/ose municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste. Për to, 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste. 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të krimeve ekonomike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 17 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për raste të tjera në këtë fushë.
Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i veprave penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Pornografia”, me të mitur, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Keqtrajtimi i të miturit”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Ngacmimi seksual”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, me 8 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 21 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 prej të cilave me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.