Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Port, Durrës/Konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të mosdeklarimit të parave dhe/ose mallrave, në pikën e kalimit kufitar.
Sekuestrohen 53 600 euro, 133 shishe me verë, veshje dhe 6 celularë, që u gjetën në 2 automjete, në hyrje të Shqipërisë.
Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, drejtues të automjeteve ku u gjetën paratë dhe mallrat.
Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me specialistët e Autoritetit Doganor, evidentuan dhe goditën 2 raste të mosdeklarimit të parave dhe/ose mallrave, në këtë pikë të kalimit kufitar.
1.U arrestua në flagrancë shtetasi Gj. Gj., 30 vjeç, banues në Lezhë, dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Laprakë, pasi nga kontrollet në vijë të dytë, në furgonin që drejtonte 30-vjeçari dhe që kishte shofer alternativ, shtetasin E. K., u gjetën 53 600 euro, 6 celularë dhe disa veshje, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
2.U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte, u gjetën 133 shishe me rreth 100 litra verë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 19 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
L. M., 67 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në pronën e tij;
T. Gj., 59 vjeç, banues në fshatin Baks-Rrjoll, Velipojë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në pronën e tij;
A. M., banues në Shkodër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte lidhje të paligjshme te energjisë elektrike, në banesën e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Mat/U konfliktua dhe goditi me sende të forta vëllanë e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Policia, kapi dhe vuri në pranga 61-vjeçarin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Midhë, për motive pronësie po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë shkuar menjëherë në adresën e marrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat.
Ky shtetas, për motive të pronësie, ishte konfliktuar dhe kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 89 shtetas, konkretisht: 14 shtetas janë vënë në pranga, 62 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste– 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 4 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të krimeve kibernetike, 4 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. Për rastin tjetër është shpallur në kërkim 1 shtetas.
Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit, për të cilat janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, janë evidentuar 3 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, “Vetëgjyqësia”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Fyerja”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.