Raporti i ngjarjeve, 6 dhjetor 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 71 shtetas, konkretisht: 20 shtetas janë vënë në pranga, 42 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste– 2 shtetas janë vënë në pranga.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 3 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 6 raste, 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kompjuterike janë evidentuar 2 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 10 raste, 2 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. 3 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këto veprimtari kriminale.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-5 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 5 shtetas të proceduae në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduae në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me autor/ë ende të paidentifikuar;

-nga 1 rast i veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, është kapur dhe ndaluar.

Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 5 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.