Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Ç., 50 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 32-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 66 shtetas, konkretisht: 14 shtetas janë vënë në pranga, 43 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Është evidentuar një tentativë për të trafikuar lëndë narkotike, me 1 shtetas të vënë në pranga.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 3 raste, për zbardhjen e të cilave, po punohet intensivisht.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 15 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 3 shtetas të shpallur në kërkim;
3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
2 raste të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
nga 1 rast i veprave penale në fushën e krimeve ekonomike, falsifikimit të dokumenteve, “Vetëgjyqësia”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, “Fyerja” dhe “Dhunimi i banesës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
2 shtetas të shpallur në kërkim, përkatësisht për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Detyrimi për të kallëzuar provën”, si dhe për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, janë kapur dhe vënë në pranga.
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.