Raporti i ngjarjeve, 31 dhjetor 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 94 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 71 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste. Janë vënë në pranga 3 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 shtetas.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për krime ekonomike janë vënë në pranga 6 shtetas. Janë vënë në pranga 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas.

Janë evidentuar 3 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, për të cilat po hetohet për të zbardhur rrethanat dhe autorësinë. Për vjedhje të mëparshme, është ndaluar 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-11 raste të tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, me 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit me dhunë të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të falsifikimit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të dëmtimit të varreve. Për njërin rast po hetohet për të zbardhur autorësinë dhe rrethanat, ndërsa për rastin tjetër është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas i mitur;

-1 rast i veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i shpërdorimit të detyrave, për të cilin po hetohet për të përcaktuar autorësinë;

-1 rast i krimeve kibernetike, për të cilin po hetohet për të përcaktuar autorësinë;

-nga 1 rast i vetëgjyqësisë, përdorimit të pesticideve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve, prishjes së qetësisë publike dhe fyerjes, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i kërkuar për kanosje për shkak të detyrës, është kapur.

Kanë ndodhur 9 aksidente rrugore, me 9 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 19 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 10 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.