Raporti i ngjarjeve, 28,29,30 dhjetor 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 250 shtetas, konkretisht: 54 shtetas janë vënë në pranga, 183 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 21 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 39 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 7 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 13 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit kibernetik janë evidentuar 2 raste. Për njërin prej tyre vijojnë hetimet, me qëllim zbardhjen e autorësive, ndërsa për rastin tjetër është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 13 raste, 6 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 9 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 17 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 21 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 24 raste- 7 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 16 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 26 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-7 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 1 shtetas është arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 2 shtetas janë ndaluar dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të përdorimit dhe/ose tregtimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me ligjin, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-4 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të falsifikimit, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i dhunimit të banesës, deklaratës së rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, vrasjes me dashje të kafshës së shoqërimit, veprave të turpshme dhe shkatërrimit të rrjetit të ujësjellësit, me 7 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 1 shtetase e kërkuar për marrje të padrejtë të fëmijës, si dhe 1 shtetas i kërkuar për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë.

3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, pasi shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur, për të lypur.

15 shtetas të implikuar në prostitucion, jaën proceduar në gjendje të lirë.

Janë referuar materialet në Prokurori, për një shtetas të dyshuar për pastrim parash.

Është evidentuar 1 rast i përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, për të cilin vijojnë hetimet për të përcaktuar autorësinë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 18 aksidente, si pasojë e të cilave 24 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 47 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 22 shtetas janë vënë në pranga dhe 25 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.