Raporti i ngjarjeve, 28 shkurt 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 81 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 54 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është arrestuar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 4 raste. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 8 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje. 3 shtetas janë arrestuar dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të krimeve kibernetike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i shkeljes së të drejtave të pronësisë industriale, trafikimit të mjeteve motorike, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, moskallëzimit të krimit, përndjekjes dhe deklaratave të rreme përpara OPGj-së, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 2 viktima dhe 7 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.