Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 98 shtetas, konkretisht: 25 shtetas janë vënë në pranga, 67 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 7 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 5 raste. 2 shtetas janë ndaluar dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste. 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është arrestuar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste i krimeve kibernetike. Njëri me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të kanosjes për shkak të detyrës, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i përvetësimit të padrejtë të titullit shtetëror, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i shpërdorimit të detyrës, fyerjes, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike dhe pengimit për ekzektutimin e vendimit të gjykatës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për raste të falsifikimit.
1 shtetas i kërkuar për përndjekje, është ndaluar.
1 shtetas i kërkuar për përndjekje dhe për dhunë në familje, është ndaluar.
1 shtetase e kërkuar për përkrahje të autorit të krimit, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, është ndaluar.
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.