Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 91 shtetas, konkretisht: 20 shtetas janë vënë në pranga, 67 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste. Është vënë në pranga 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për krime ekonomike janë vënë në pranga 12 shtetas. Është vënë në pranga 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas.
Janë evidentuar 4 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-7 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të shitjes së kundërligjshme të lëndëve piroteknike, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të vetëgjyqësisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Për një rast të mëparshëm në këtë fushë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 1 shtetas;
-1 rast i veprave penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me 1 shtetase të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprave penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia”, me të mitur, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i trafikimit të mjeteve motorike, prishjes së qetësisë publike dhe veprimeve të dhunshme në aktivitetet sportive, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas i kërkuar për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja për të mos kallëzuar”, kryer në bashkëpunim dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, është ndaluar.
Kanë ndodhur 10 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 10 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 18 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 10 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.