Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 198 shtetas, konkretisht: 58 shtetas janë vënë në pranga, 125 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 24 raste. 12 shtetas janë vënë në pranga dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 21 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 9 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 24 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 8 raste. 6 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 14 raste, 7 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 26 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 11 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 17 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-10 raste të krimeve kibernetike. Autori i dyshuar i 3 prej tyre është aktualisht në një IEVP jashtë shtetit, një rast është me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-9 raste të falsifikimit. 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-6 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-6 raste të vetëgjyqësisë. 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit me dhunë të urdhrave të punonjësve me funksione publike. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. Njëri prej rasteve është me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 2 shtetas të shpallur në kërkim. Për 2 raste të mëparshme të kësaj vepre penale, është ndaluar 1 shtetas dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë për 1 tjetër;
-2 raste të veprës penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, shpërdorimit të detyrës, moskallëzimit të krimit dhe përkrahjes së autorit të krimit, me 5 shtetas në total, të vënë në pranga;
-nga 1 rast i përndjekjes dhe dhunimit të varreve, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetase të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i dhunimit të banesë, trafikimit të mjeteve motorike, mbajtjes pa të drejtë të uniformës, peshkimit të ndaluar, prishjes së qetësisë publike dhe pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit, me 7 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas është shpallur në kërkim për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.
4 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëseve në tender apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.
2 shtetas janë arrestuar për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve” dhe “Mashtrimi me produktet ushqimore”.
1 shtetas i kërkuar për kundërshtim të urdhrit të punonjësve të Policisë dhe 1 shtetas i kërkuar për ngacmimi seksual, janë ndaluar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilave 4 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 18 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 2 shtetas janë ndaluar, 9 shtetas janë arrestuar dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.