Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Operacioni i koduar “Kartagjena”, rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia shqiptare. Kapet nga Policia kolumbiane, në qytetin e Kartagjenës, 33-vjeçari nga Tropoja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve. Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor “Kartagjena”, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar në qytetin e Kartagjenës, nga Policia kolumbiane, shtetasi A. Gj., 33 vjeç, lindur në Tropojë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e akuzon si pjesëtar të një organizate kriminale për trafikimin e armëve. Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi. Këto armë përdoreshin nga të ashtuquajturat mafia shqiptare, të lidhura drejtpërdrejt me Kartelin Ballkanik, me prezencë në Mbretërinë e Bashkuar. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit A. Gj., në Shqipëri.
Gjatë 72 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 220 shtetas, konkretisht: 61 shtetas janë vënë në pranga, 155 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 36 raste-13 shtetas janë vënë në pranga dhe 25 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar 4 raste-2 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 24 raste-3 shtetas janë arrestuar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 25 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 4 raste-4shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale dhe objekt kalimin e paligjshëm të kufirit, janë evidentuar 6 raste-6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 18 raste-5 shtetas janë arrestuar në flagrancë, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 5 rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste-1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për secilin rast. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësisa”-1shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për secilin rast. Janë evidentuar 13 rast të veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”-4 shtetas janë arrestuar, 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 është shpalur në kërkim.
Në fushen e kontrabandës së mallrave janë evidentuar 2 raste-1 shtetas është arrestuar, 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 vepra penale në fushën e lojërave të fatit-1 shtetas është arrestuar, 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 4 shtetas janë arrestuar , 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 16 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Për vepra penale të kundërshtimit të punonjësve të policisë apo të personave të tjerë që kryejnë detyra të tjera shtetërore janë evidentuar 5 raste-2 shtetas janë arrestuar, 19 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 5 janë shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 4 raste të korrupsionit aktiv-5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Përndjekja”, 1 rast i “Veprime në kundërshtim më vendimin e gjykatës”, “Ngacmimi seksual”, me nga 1 autor të proceduar në gjendje të lirë për secilin rast. Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me nga 1 autor të proceduar në gjendje të lirë për secilin rast.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, si pasojë e të cilave ka humbur jetën 1 shtetas dhe janë dëmtuar 10 të tjerë. Janë evidentuar në total 30 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor-18 shtetas është vënë në pranga dhe 12 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.