Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Mat/U konfliktua për motive pronësie dhe goditi me send të fortë bashëfshatarin e tij duke i shkaktuar dëmtime trupore, vihet në pranga 46-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zenisht, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes në kohë, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale shërbimet e Policisë, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M.K., 46 vjeç, banues në fshatin Zenisht, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Vetëgjyqësia”.Shtetasi M.K., për motive pronësie, është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta shtetasin L.S., 75 vjeç, banues në fshatin Zenisht, i cili si pasojë e dëmtimeve është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Korçë/Informacion paraprak-Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Repeater” nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.Vodhi një automjet, i cili u gjet më pas në servisin e tij në fshatin Gjoricë, vihet në pranga 42-vjeçari. Gjithashtu, procedohet penalisht një 17-vjeçar.Sekuestrohen veshje dhe automjeti me të cilin autori ka lëvizur ditën që ka kyer vjedhjen, automjeti i vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në rrugën “Mikel Maruli”, ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:M. O., 42 vjeç, banues në Gjoricë, Dibër. Gjithashtu, proceduan penalisht një të mitur 17-vjeç, i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari kriminale.Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 42-vjeçari, më datë 15.12.2023, ka vjedhur një automjet tip “Golf”, në rrugën “Mikel Maruli”.Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, në fshatin Gjoricë, shërbimet e Policisë gjetën automjetin me të cilin ka lëvizur ditën që ka kyer vjedhjen, automjetin e vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 42-vjeçari, më datë 07.04.2023, ka vjedhur një automjet në rrugën “Ndre Mjeda”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Muriqan/Kontrolle të shtuara nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.Vihet në pranga një 23-vjeçar, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.Sekuestrohen lënda e dyshuar narkotike dhe celulari i 23-vjeçarit.Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.Në këtë PKK, në dalje, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një automjet tip “Seat” ku ishte pasagjer shtetasi A. P., të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.Sasia e lëndës narkotike dhe celulari i këtij shtetasi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. P., 23 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Rinas/Finalizohet nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, operacioni policor i koduar “Gate”.Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas masave të shtuara për përballimin e fluksit, kanë intensifikuar kontrollet, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”.Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i verifikimeve të detajuara, shërbimet e Policisë Kufitare, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gate”, kapën në Rinas dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, një shtetas polak dhe një shtetas turk, të dy të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Gjatë operacionit u arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin, shtetasit:Robert Chojnacki, 52 vjeç, banues në Poloni. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Varshava, pasi Gjykata Lokale e Poznan, Poloni, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal” parashikuar nga legjislacioni penal polak;O. O., 53 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Gjermani. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata Lokale e Hildesheim, Gjermani, në vitin 2021, ka nxjerrë urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman.Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Polonisë dhe Gjermanisë.
Fier/Finalizohet një tjetër episod i megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.Tentoi të vriste një 30-vjeçar, duke qëlluar me armë zjarri, drejt biznesit (berberhane) ku ai po merrte shërbim, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë.Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, për shkak të një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, Policia arrestoi bashkëpunëtorin e 33-vjeçarit.Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2023, në fshatin Fermë Çlirim, ku në drejtim të një biznesi (berberhane), u qëllua me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim G. H. (M)., 33 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim.Pas një konflikti të mëparshëm, për motive të dobëta, me shtetasin E. K., 30 vjeç, ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri pushkë, në drejtim të një biznesi (berberhane), në momentin kur në këtë biznes, po merrte shërbim 30-vjeçari. Nga veprimet e shpejta hetimore ka rezultuar se bashkëpunëtor për këtë rast ka qenë shtetasi N. M. (M)., 22 vjeç, i cili u arrestua nga Policia, një ditë më parë.Në cilësinë e provës materiale, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi 33-vjeçari.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
Durrës/Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, goditet një rast i shitjes në doza, të drogave të forta.Mbante lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, si dhe mjete për përdorimin e tyre, në automjetin që kishte parkuar në lagjen nr. 1, me qëllim shitjen në këtë zonë, arrestohet 31-vjeçari.Sekuestrohen lëndët narkotike, mjetet, një automjet dhe një celular.Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike, në qytetin e Durrësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës finalizuan një tjetër episod të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.Nga kontrolli në automjetin e shtetasit K. A., të parkuar në lagjen nr. 1, Durrës, shërbimet e Policisë gjetën sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, si dhe mjete për përdorimin e tyre, që posedoheshin nga ky shtetas, me qëllim shitjen. Lëndët dhe mjetet u sekuestruan si provë materiale, bashkë me automjetin dhe me celularin e këtij shtetasi.Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 31 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 194 shtetas, konkretisht: 48 shtetas janë vënë në pranga, 135 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 19 raste- 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 20 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 21 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 3 shtetas të tjerë janë vënë në pranga dhe 1 është shpallur në kërkim, për 3 tentativa për vrasje.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste – 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufirit shtetëror, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 12 raste, 4 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 24 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 18 raste, me 9 shtetas të vënë në pranga, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 18 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-5 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-4 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë ose të atyre me funksione publike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
Gjithashtu, është evidentuar nga 1 rast i veprave penale:
-në fushën e krimeve kompjuterike, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Përndjekja”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-në fushën e falsifikimit të dokumenteve, vjedhja e energjisë elektrike, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Fyerja” dhe “Dhunimi i banesës”, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
4 shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”, janë kapur dhe vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 19 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 27 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 43 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 3 prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 17 shtetas janë vënë në pranga dhe 26 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.