Raporti i ngjarjeve, 24 dhjetor 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 49 shtetas, konkretisht: 11 shtetas janë vënë në pranga, 35 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë. Gjithashtu, 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 61 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për paligjshmëri të kryera ditën e djeshme, gjatë tubimeve të zhvilluara në disa akse rrugore në Tiranë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste. Është vënë në pranga 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste. 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të vjedhjeve ose tentativave për vjedhje. 2 shtetas janë shpallur në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:
-2 raste të shpërdorimit të detyrave, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i krimeve kibernetike, për të cilin vijojnë hetime për të zbardhur autorësinë;
-nga 1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufirit, falsifikimit, kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe marrjes së padrejtë të fëmijës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

2 shtetas të kërkuar përkatësisht për moskallëzim të krimit ose dhënie ndihmë emigrantëve, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, janë ndaluar.

Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 7 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.