Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 99 shtetas, konkretisht: 37 shtetas janë vënë në pranga, 54 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste. 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste. 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 6 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Për një rast të mëparshëm në këtë fushë, është ndaluar 1 shtetas.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 10 raste, 5 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Për vjedhje të kryera më parë, janë ndaluar 8 shtetas.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-5 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të falsifikimit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të cenimit të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të shpërdorimit të detyrave, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i armëmbajtjes pa leje, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike dhe keqtrajtimit të të miturit, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i krimeve kibernetike, me autor/ë të paidentifikuar;
-1 rast i shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë ndaluar:
-2 shtetas të kërkuar për kanosje, plagosje të lehtë me dashje dhe armëmbajtje pa leje;
-1 shtetas i kërkuar për cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”,
-1 shtetas i kërkuar për vjedhje të energjisë elektrike;
-1 shtetase e kërkuar për shfrytëzim të prostitucionit.
Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 8 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 18 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.