Raporti i ngjarjeve, 22 nëntor 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Durrës/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për shitje të dozave të cannabisit, për të kryer të njëjtën veprimtari kriminale, vihet në pranga 22-vjeçari.Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza.Si rezultat i kontrolleve të kryera në vijim të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të mbështetur te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi G. R., 22 vjeç, banues në Durrës.Nga kontrolli fizik, në lagjen nr. 17, 22-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje.Në vijim, nga verifikimet rezultoi se shtetasi G. R. aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Tiranë/Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”.Në kuadër të këtij operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, u finalizua operacioni policor i koduar “Piramida”.Shitnin doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.Pas kapjes në flagrancë, gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve i janë gjetur 310 doza kokaine të gatshme për shitje.Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion për disa shtetas që shitnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme në Tiranë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Piramida”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit B. Xh., 30 vjeç, A. M., 34 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta tre shtetas, të cilëve gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën 310 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan bashkë me 5 celularë.Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

Durrës/Kontrolle intensive, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje.Me pistoletë me vete, në rrugët e qytetit të Durrësit, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari.Sekuestrohet arma e zjarrit.Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas lëvizte i pajisur me armë zjarri, në lagjen nr. 13, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh ndërhynë menjëherë, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e këtij shtetasi.Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin K. Gj., 17 vjeç, banues në Durrës. Nga kontrolli fizik, 17-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Mat-Mbante armë të ftohta (thika), municion luftarak e shkop bejzbolli në banesë, vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen 11 thika të përmasave të ndryshme, municioni luftarak dhe shkopi i bejsbollit.Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisaratit të Policisë Mat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas që posedonte armë të ftohta dhe municion, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin për kapjen e tij.Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit E.T.,  shërbimet e Policisë, gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 thika të përmasave të ndryshme, municion luftarak dhe një shkop bejzbolli.Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasi E. T., 30 vjeç, banues në Burrel.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 86 shtetas, konkretisht: 35 shtetas janë vënë në pranga, 46 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste– 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 9 raste- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 3 raste- 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, 2 prej të cilëve me autorë ende të paidentifikuar. 5 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 rast i krimeve kompjuterike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të vëprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, me autor/ë ende të paidentifikuar;

-nga 1 rast i veprave pebale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, “Vetëgjyqësia”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

2 shtetas të kërkuar përkatësisht për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Shtytja e të miturve në krim”, janë kapur dhe ndaluar.

Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 8 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 22 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 11 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.