Raporti i ngjarjeve, 22, 23, 24 mars 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 306 shtetas, konkretisht: 64 shtetas janë vënë në pranga, 227 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 21 raste. 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 21 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 25 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 30 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 9 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 20 raste, 11 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 6 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 41 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 36 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 19 raste. 9 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 29 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-8 raste të mosbindjes/kundërshtimit me dhunë të urdhrave të punonjësve me funksione publike. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 1 shtetas është ndaluar, 5 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të vetëgjyqësisë. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të falsifikimit. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të krimeve kibernetike. 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të moskallëzimit të krimit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 10 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të prishjes së qetësisë publike. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të trafikimit të mjeteve motorike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i ngacmimit seksual dhe i marrëdhënievde seksuale me persona në gjini, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i kallëzimit të rremë, përvetësimit të sendeve të vjedhura, organizimit/pjesëmarrjes në manifestime të kundërligjshme, pengimit të qarkullimit të mjeteve, keqtrajtimit të të miturit, pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale, vrasjes me dashje të kafshës së shoqërimi, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike dhe pengimit për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, me 12 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

8 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 44 shtetase janë proceduar në gjendje të lirë, për implikim në prostitucion.

3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrave në OshEE.

1 shtetas i kërkuar për ngacmim seksual, është ndaluar.

1 shtetas i kërkuar për përndjekje, është ndaluar.

1 shtetas i kërkuar për përndjekje, kanosje dhe shkatërrim të pronës, është ndaluar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 16 aksidente, si pasojë e të cilave 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 15 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 40 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 17 shtetas janë vënë në pranga dhe 25 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.