Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 113 shtetas, konkretisht: 35 shtetas janë vënë në pranga, 70 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste. 13 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste. 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 2 raste. 3 shtetas jantë vënë në pranga.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 7 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 16 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të përndjekjes, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-1 raste i krimeve kibernetike. Autori i dyshuar i rastit është aktualisht në IEVP jashtë vendit;
-1 rast i mbajtjes pa të drejtë të uniformës, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, vjedhjes së energjisë elektrike, vetëgjyqëisë, shpërdorimit të detyrës, ngacmimit seksual, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, heqjes së paligjshme të lirisë dhe vrasjes me dashje të kafshës së shoqërimit, me 11 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
1 shtetas i kërkuar për largim të të burgosurit nga vendi i qendrimit, është larguar.
Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 19 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 12 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.