Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 96 shtetas, konkretisht: 28 shtetas janë vënë në pranga, 60 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste. 2 shtetas janë ndaluar, 1 shtetas është arrestuar dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 8 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste. 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 4 raste. 2 shtetas janë arrestuar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 12 raste, 7 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 6 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste. 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje. 3 shtetas janë ndaluar dhe 2 shtetas është arrestuar. Gjithashtu, janë plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-4 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të falsifikimit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të krimeve kibernetike, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastin tjetër është proceduar 1 shtetase;
-3 raste të mosbindjes ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i përndjekjes dhe 1 rast i kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i përvetësimit të sendeve të vjedhura, pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale, moskallëzimit të krimit dhe veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
1 shtetas i kërkuar për kanosje për shkak të detyrës, është kapur dhe ndaluar.
Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 2 viktima dhe 1 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.