Raporti i ngjarjeve, 21 janar 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 92 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 59 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste. 7 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 5 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë, janë evidentuar 6 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-6 raste të vetëgjyqësisë, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të krimeve kibernetike, për të cilat po punohet për të identifikuar dhe/ose nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësit;

-3 raste të trafikimit të mjeteve motorike, me 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të prishjes së qetësisë publike. Njëri rezulton me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa tjetri me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i mbajtjes pa të drejtë të uniformës, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i moskallëzimit të krimeve, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i falsifikimit, dhunimit të banesës, përndjekjes, keqtrajtimit të të miturve dhe braktisjes së fëmijëve të mitur, me 6 shtetas në total të proceduar në gjendje të lirë.

Janë ndaluar: 2 shtetas të kërkuar për vjedhje, 2 shtetas të kërkuar për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt, 1 shtetas i kërkuar për krime ekonomike, 1 shtetas i kërkuar për dhunë në familje, 1 shtetas i kërkuar për përndjekje, si dhe 1 shtetas i kërkuar për kanosje dhe për përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike.

Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 5 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.