Raporti i ngjarjeve, 21 dhjetor 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Berat/Aksione intensive dhe të koordinuara, në kuadër të megaoperacioneve “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”.Goditet një grup kriminal i implikuar në veprimtaritë e armëmbajtjes pa leje dhe shitjes së lëndëve narkotike.Sekuestrohen 4 armë dhe municion luftarak, të llojeve të ndryshme.Vihet në pranga një 48-vjeçar, procedohet penalisht vëllai i tij dhe një i afërm i tyre.Si rezultat i punës së inteligjencës policore dhe hetimeve proaktive, të kryera në kuadër të megaoperacioneve “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat, në bashkëpunimin me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, zbuluan dhe goditën raste të veprimtarive kriminale në fushat e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.Për to u vu në pranga shtetasi K. Sh., 48 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit E. Sh., 42 vjeç dhe R. (M.). Sh., 46 vjeç, përkatësisht vëllai dhe kushëriri i të arrestuarit, të tre banues në fshatin Samaticë, Dimal.Nga kontrollet në banesat e 3 shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, si dhe krehra dhe fishekë për këto armë.Në vijim, nga hetimet dymujore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, rezultoi se këta 3 shtetas ishin gjithashtu të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Dimalit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Vlorë/Vijojnë puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 5”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.Mbante në banesë, armë zjarri, armë gjahu dhe municion për to, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari.Sekuestrohen armët dhe municioni luftarak.Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante armë, në banesën e tij, në fshatin Nartë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 5”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. Th., 59 vjeç.Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato.Finalizohet operacioni policor i koduar “Last guide”.Vodhi një automjet në oborrin e një banese, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në oborrin e një banese në rrugën “Bab Rexha”, ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë.Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur një automjet tip “Opel”, në pronësi të shtetasit T. M., në rrugën “Bab Rexha”, dhe më pas e ka fshehur atë në një garazh në zonën e Don Boskos.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Maliq/Informacion paraprak-Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë. Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 81 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 47 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste– 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste- 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste- 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 9 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga, 10 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i krimeve kompjuterike, me autor/ë ende të paidentifikuar.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 3 raste, 3 shtetas janë vënë në pranga.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste- 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër i shpallur në kërkim për këtë vepër penale, është kapur dhe ndaluar. Gjithashtu, janë plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i veprave penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” dhe “Mashtrimi kompjuterik”, secila me nga 2 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i veprave penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, “Prishja e qetësisë publike”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 5 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.