Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Fier-U kapën në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një biznes, arrestohen 2 vëllezër (me precedentë të theksuar në këtë fushë).Sekuestrohen leva dhe kaçavida që do t’i shërbenin vjedhjes me thyerje.Gjatë patrullimeve 24/7, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllimin madhor garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjjthshme të Komisatiatit të Policisë Fier, mbrëmjen e djeshme, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin me thyerje, në një biznes në lagjen “Apollonia”.Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, janë kapur dhe vënë në pranga këta 2 shtetas, konkretisht: A. M., 28 vjeç dhe B. M., 25 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fier, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjetet (levë dhe kaçavidë) që po përdornin ata, për të thyer derën e biznesit.Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Aksione të përditshme për të goditur veprimtaritë kriminale që janë fokusi i megaoperacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.
✅Kishte siguruar sasi cannabisi, me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.
✅Në pranga një 31-vjeçar që u kap në flagrancë duke vënë baste sportive, me celular.
Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe 3 celularë.
Vijojnë pa ndërprerje puna e inteligjencës policore, bashkëpunimi me qytetarët dhe kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre. Në këtë kuadër:
-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në Shkodër. Nga kontrollet fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën 32-vjeçarit, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë të së cilës të ndarë në doza, me qëllim shitjen;
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 31 vjeç, banues në Shkodër. Nga kontrolli në celularin e 31-vjeçarit, u gjetën faqe aktive, për vënien e basteve sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Shijak-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i disponojnë ato.Në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.Vihet në pranga 28-vjeçari që i posedonte, i cili në momentin që pa shërbimet e Policisë, tentoi ta fshihte armën e zjarrit, jashtë banesës së tij.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të sisguruar nga inteligjenca informative se në fshatin Metallaj, Shijak, një shtetas posedonte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin: R. D., 28 vjeç, banues në fshatin Metallaj, Shijak.Ky shtetas posedonte 1 armë zjarri kallashnikov, të cilën, kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar ta fshehë në një ambinet afër banesës së tij. Gjatë kontrollit në këtë ambient dhe në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur armën e zjarrit, një krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Fier/Vijon megaoperacioni i koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.Kishte përshtatur lokalin, me një sërë pajisjesh që shërbenin për lojëra fati, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.Sekuestrohen 7 njësi kompjuterike, lexues dhe printer për biletat e lojërave dhe 41 bileta.Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier zbuluan një tjetër lokal të përshtatur për këtë veprimtari të kundëligjshme.Nga ndërhyrja në ambientet e lokalit, në lagjen “15 tetori”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në Fier, si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 njesi kompjuterike, lexues dhe printer për biletat e lojërave dhe 41 bileta, që i shërbenin lojës së fatit “Gara me qen”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundershtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 79 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 51 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste– 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në këtë fushë, është kapur dhe ndaluar.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 3 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër është vënë në pranga për një vrasje të mbetur në tentativë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 11 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 8 raste, 2 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë shpallur në kërkim, për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 12 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i veprave penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, krimeve kompjuterike, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Fyerja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.
1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, u kap dhe u vu në pranga. 1 shtetas është identifikuar si autor i një rasti të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, dhe vijon puna për kapjen e tij.
Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, me 7 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.