Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Policia e Shtetit
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 34”.
I dënuar nga Gjykata e Torinos, me mbi 4 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Maminas dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 51-vjeçari.
Në vazhdën e operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në ndërkombëtar që fshihen në Shqipëri, si dhe si rezultat i bashkëpunimit me homologët e Policisë italiane, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Operacionalja 34”.
Gjatë operacionit, është kapur në Maminas dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Albert Koni, 51 vjeç, banues në Maminas.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 10.01.2025, e ka dënuar me 4 vjet, 5 muaj dhe 21 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reaction”.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 47-vjeçar, i cili brenda një dite, vodhi me thyerje në një lokal, 1 automjet dhe tentoi të vidhte në 2 automjete të tjera që iu theu xhamat.
Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i vjedhur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar dhe në kallëzimin e një shtetasi, për vjedhje në lokalin e tij, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reaction”.
Si rezultat i operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi F.(Z.) T., 47 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 16.03.2025, ka vjedhur me thyerje produkte të ndryshme në lokalin e shtetasit L. H. dhe automjetin e këtij shtetasi, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 automjete të tjera të parkuara afër këtij lokali, të cilëve iu ka thyer xhamat.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e vjedhur nga 47-vjeçari.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin L. M., 42 vjeç, banues në Laç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. T., 65 vjeç, banues në fshatin Beltojë, pasi ka fyer dhe kanosur një punonjës policie, për shkak të detyrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. F., banuese në Shkodër, pasi nga verifikimet e kryera në subjektin e saj, rezultoi se ushtronte aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme dhe se kishte punonjës të paregjistruar.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. R., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëmë materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Statcionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori dhe shpallen në kërkim shhtetasit M. B., 25 vjeç dhe S. M.(B.), 31 vjeç, banues në fshatin Pulaj, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin Gj. L., 59 vjeç, për motive të dobëta.
Më datë 17.03.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës”, pasi dyshohet se disa shtetas të paidentifikuar kanë hedhur një sasi mbetjesh të dyshuara spitalore, në qytetin e Koplikut. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Informacion paraprak/Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, automjeti me drejtues shtetasin Rr. Gj., rreth 61 vjeç, banues në fshatin Dajç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Xh. M., rreth 25 vjeç, banues në Shkodër.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Rr. Gj. dhe Xh. M., të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 21 vjeç, banues në Memaliaj, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. C.
-Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. H., 60 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi nëpërmjet shpërdorimit të besimit, dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash të shtetasit I. D..
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. D., 36 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mmënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë në detyrë.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Gj., 37 vjeçe, pasi dje, në Laç, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi Gj. M., 74 vjeç. Si pasojë e përplasjes, automjeti që drejtonte shtetasi Gj. M. ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjeret në automjetin e 74-vjeçarit, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 36 vjeç, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasin V. L., 51 vjeç, në një lokal, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 71 shtetas, konkretisht: 16 shtetas janë vënë në pranga, 46 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste. Njëri prej tyre rezulton me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të vënë në pranga.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 3 raste. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 12 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është ndaluar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje. 1 shtetas është ndaluar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është plotësuar 1 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. Njëri prej tyre rezulton me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i kanosjes për shkak të detyrës dhe fyerjes, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i krimeve kibernetike dhe përndjekjes, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i veprave penale “Keqtrajtimi i të miturit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Keqtrajtimi i kafshës”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
Kanë ndodhur 8 aksidente rrugore, me 11 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.