Raporti i ngjarjeve, 17,18,19 shkurt 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Vlorë/Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 13”.

Kapet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë dhe vihet në pranga një 20-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, i akuzuar për vjedhje me dhunë.  

Zbardhen dhe dokumentohen dhe 2 vjedhje të tjera, autori i dyshuar për të cilat është ky shtetas.  

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Stacionit të Policisë Selenicë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.   

Si rezultat i kontrolleve, gjatë operacionit policor të koduar “Storm 13”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:  

-A. K., 20 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, sepse dyshohet se në muajin nëntor të vitit 2023, i ka vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi, në fshatin Kotë.    

Në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve, ka rezultuar se shtetasi A. K. është autori i dyshuar i 2 rasteve të vjedhjes së sendeve të ndyshme, në një banese dhe në një lokal, në fshatin Kotë.   

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.  

Tropojë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Tropojë, operacioni policore i koduar “Margegaj”.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në fshatin Margegaj.

Plagosi me mjet prerës, fqinjin e tij, për motive pronësie, arrestohet në flagrancë 51- vjeçari.

Në banesën e 51-vjeçarit, Policia gjen dhe sekuestron arsenal armësh dhe uniforma ushtarake.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore,  për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur ose jo në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Pas njoftimit se në fshatin Margegaj, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje.

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, e kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “ Margegaj ”, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasit të përfshirë në konflikt G. B., 51 vjeç, banues në fshatin Margegaj, Tropojë.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, me fqinjin e tij, shtetasin H. B., 61 vjeç, e ka plagosur atë me mjet prerës, në krah. 

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. B., gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri mitraloz, 2 armë zjarri automatik, 2420 fishekë dhe 5 uniforma ushtarake.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 3”.

Operacioni nga  Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme policore, për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

I kërkuar në Itali, për pjesëmarrje në një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, lokalizohet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi, 41-vjeçari.

Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit,  finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 3”.

Gjatë operacionit, në Kamëz, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar P. S, 41 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata Perugias, Itali, në vtin 2023 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Në vitin 2022, ky shtetas në bashkëpunim  me disa shtetas të tjerë  krijuan grup kriminal me qëllim trafikimin dhe më pas shitjen e kokainës në sasi të ndryshme.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Kavajë

Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së një 55-vjeçari, ditën e djeshme.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin e autorit dhe  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.02.2024, në lagjen nr. 5, Kavajë, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi I. K., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas disa orë kontrollesh në zonë për kapjen e autorit, kanë lokalizuar, kapur dhe arrestuar shtetasin A. Sh., 22 vjeç, autor i dyshuar i plagosjes së 55-vjeçarit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ka kryer plagosjen, si dhe automjetin me të cilin 22-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sarandë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, e bazuar në inteligjencën policore, parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse. 

Sekuestrohen 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak. 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Knock Out 5”, i zhvilluar nga Komisatiati i Policisë Sarandë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër), të cilët mbanin në banesa, lëndët plasëse, me qëllim shitjen. 

Shpallet në kërkim një 26-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, që dyshohet se do të përdorej nga grupet kriminale.

Procedohet në gjendje të lirë dhe një 58-vjeçar, pasi në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.  

Më herët, gjatë operacionit policor rë koduar “Knock Out 4”, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, Policia e Vlorës sekuestroi 1 minë me telekomandë, 5 armë zjarri dhe municion luftarak, si dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.

Në vijim të punës intensive të Policisë, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë vendin, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, finalizuan operacionin e koduar “Knock Out 5”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

H. O., 61 vjeç dhe H. O., 56 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen nr. 1, Sarandë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre 2 shtetasve, gjetën dhe sekuestruan 5 kapllëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi K. Ç., 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Ç., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Lezhë

Dogji në mesnatë, me lëndë djegëse (benzinë), lokalin dhe 2 automjete të një shtetasi, Policia identifikon brenda pak orësh autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.

Pas njoftimit se rreth orës 00:15, në fshatin Kalivaç, Lezhë, ishin djegur me lëndë djegëse (benzinë), lokali dhe 2 automjete të parkuara në afërsi të lokalit, në pronësi të shtetasit P. Gj., 62 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në vendin e ngjarjes, brenda pak orësh, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit E. C., 57 vjeç, banues në Lezhë.

Vijon intensivisht puna për kapjen e 57-vjeçarit, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset M. N., 72 vjeçe dhe D. N., 42 vjeçe, të dyja banuese në Gjirokastër, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj një 30-vjeçareje (familjare e tyre).   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. E., 61 vjeç, banues në fshatin Zhulaj, Memaliaj, pasi ka djegur një sipërfaqe toke.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 228 shtetas, konkretisht: 69 shtetas janë vënë në pranga, 143 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 16 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 19 raste- 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 17 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas është ndaluar për 1 tentativë për vrasje, të kryer më parë. Është kryer 1 tentativë për vrasje, me 1 shtetas të vënë në pranga.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 16 raste- 12 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 13 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 25 raste, 5 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. 5 shtetas janë vënë në pranga, 7 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për veprimtari kriminale në këtë fushë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 21 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 22 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 22 raste- 13 shtetas janë vënë në prang, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 28 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-8 raste të vënies së basteve sportive, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 12 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-2 raste të veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Dhunimi i banesës”, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprës penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i krimeve kibernetike, për të cilin specialistët po punojnë për zbardhjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të përgjegjësit/ve;

-nga 1 rast i veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i veprave penale në fushat e falsifikimit dhe kalimit të kundërligjshëm të kufijve, si dhe i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Fyerja”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Kallëzimi i rremë”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, “Marrja e padrejtë e fëmijës”, “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me 11 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

5 shtetas të kërkuar përkatësisht për vepër penale në fushën e falsifikimit, si dhe për veprat penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë”, janë kapur.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, si pasojë e të cilave 10 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 34 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 16 shtetas janë vënë në pranga dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.