Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 116 shtetas, konkretisht: 34 shtetas janë vënë në pranga, 76 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 15 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 14 raste. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 3 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të falsifikimit. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 4 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 4 raste. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 15 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-10 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Për një rast të mëparshëm në këtë fushë, është ndaluar 1 shtetas;
-2 raste të shpërdorimit të detyrës, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i krimeve kibernetike, për të cilin vijojnë hetimet për zbardhjen e autorësisë. Për një rast të mëparshëm në këtë fushë, nisi procedimi në gjendje të lirë për 1 shtetas;
-nga 1 rast i thyerjes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, vënies së mënyrë të kundërligjshme të basteve me celular dhe prishjes së qetësisë publike, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i pastrimit të parave, goditjes për shkak të detyrës, dhunimit të banesës dhe peshkimit të ndaluar, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
3 shtetas janë arrestuar dhe 9 shtetase janë proceduar në gjendje të lirë, për implikim në 2 raste prostitucioni.
Janë ndaluar 4 shtetas të kërkuar përkatësisht për veprat penale:
-“Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryera në bashkëpunim;
-“ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
-“Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”;
-“ Prostitucioni”.
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 8 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.