Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Lezhë/Një tjetër goditje në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, ndaj veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.
Sapo pa shërbimet e Policisë, hodhi nga dritarja e automjetit me të cilin lëvizte, çantën e dorës me sasi cannabisi, të cilën e kishte siguruar për ta shitur në doza, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.
Sekuestrohet sasia e cannabisit.
Në vijim të patrullimeve dhe kontrolleve të kryera 24/7, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, është konstatuar gjatë lëvizjes në lagjen “Kodërmarlekaj”, automjeti ku ishte pasagjer shtetasi Xh. D..
Ky shtetas, sapo ka konstatuar praninë e shërbimeve të Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një çantë dore, me një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen.
Në vijim të veprimeve proceduriale është arrestuar dhe vënë në pranga Xh. D., 21 vjeç, banues në Lezhë, si dhe është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasia e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të mbajtjes pa leje, të armëve të ftohta.
Posedonin droga të forta për t’i shitur në doza, armë të ftohta dhe sende të kundërligjshme, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër).
Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brothers”.
Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve A. K., 36 vjeç dhe M. M., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.
Gatë kontrolleve fizike ndaj tyre dhe kontrolleve në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 aparate celularë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit, pasi siguronin lëndët narkotike, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin më pas, në zonën e Alliasit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Fier/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Kishin vënë në dispozicion lokalet e tyre, në lagjen “Konferenca e Pezës”, për vënie bastesh sportive, me pajisje kompjuterike dhe me celularë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Sekuestrohen 8 njesi kompjuterike, 2 celularë dhe 1 televizor.
Si rezultat i kontrolleve në lokale ku dyshohet se organizohen dhe luhen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për këto raste u vunë në pranga shtetasit F. L., 26 vjeç dhe J. Zh., 22 vjeç, të dy banues në Fier.
Ata u kapën në flagrancë në 2 lokalet në pronësi të tyre, në lagjen “Konferenca e Pezës”, të cilat i kishin përshtatur për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit (baste sportive me celularë dhe njesi kompjuterike).
Nga të dyja ambientet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 8 njesi kompjuterike (lap top dhe iPad), 2 celularë dhe 1 televizor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Të implikuar në 5 vjedhje/tentativa për vjedhje, gjatë 2 muajve, arrestohet një 28-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, bashkëpunëtori i tij 17 vjeç.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, menjëherë pas kallëzimeve të marra për vjedhje dhe tentativa për vjedhje, në banesa dhe në ambiente të tjera, në lagjet nr. 13 dhe nr. 14, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, vunë në pranga shtetasin R. M., 28 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, të dy banues në Durrës.
Këta 2 shtetas, dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin:
-më datë 14.02.2024, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit A. M., në lagjen nr. 14;
-më datë 11.02.2024, kanë tentuar të vjedhin pajisje, në një magazinë në pronësi të shtetasit R. B., në lagjen nr. 14;
-më datë 30.01.2024, kanë vjedhur një laptop, në banesën e shtetases P. G., në lagjen nr. 13;
-më datë 26.01.2024, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetases M. T., në lagjen nr. 13;
-më datë 13.01.2024, kanë vjedhur pajisje, në banesën e shtetases M. Xh., në lagjen nr. 13.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 72 shtetas, konkretisht: 20 shtetas janë vënë në pranga, 47 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste– 23 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 3 raste, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, janë evidentuar 6 raste, 3 prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për këtë veprimtari kriminale.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga
-1 rast i veprimtarisë kriminale të marrëdhënieve seksuale me shtetas të pazotë për të vepruar, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, për të cilin vijojnë hetimet për të identifikuar përgjegjësin/t;
-nga 1 rast i veprave penale në fushat e falsifikimit dhe krimeve kompjuterike, si dhe i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Dhunimi i banesës”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me 8 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
2 shtetas të shpallur në kërkim, përkatësisht për vjedhje të energjisë elektrike dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë, janë kapur.
Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.