Raporti i ngjarjeve, 15 janar 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 92 shtetas, konkretisht: 26 shtetas janë vënë në pranga, 60 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste. 11 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 10 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 7 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 10 raste, 2 prej të cilave me autorë të paidentifikuar. 3 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të vetëgjyqësisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të krimeve kibernetike, për të cilat vijojnë hetimet për zbardhjen e autorësisë;

-2 raste të mosbindjes ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast thyerjes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe veprimit në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i shpërdorimit të detyrave dhe falsifikimit të dokumenteve, për të cilin po hetohet për të zbardhur autorësinë dhe rrethanat;

-1 rast i përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufirit, organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, fyerjes dhe përndjekjes, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i kërkuar si bashkëpunëtor për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe për përkrahje të autorit të krimit, është kapur.

1 shtetas i kërkuar për kundërshtim të urdhrave të punonjësve të Policisë, është kapur.

Kanë ndodhur 5 aksidente rrugore, me 5 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.