Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Qarku Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Kuç, Devoll, gjatë patrullimit të kryer nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, u kap duke transportuar me automjetin tip “Citroen”, kundrejt fitimit, 6 emigrantë nga Vendet e Treta.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin G. T., 51 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi në lagjen nr.16, Korçë, u konstatua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt në lagjen nr. 3, Korçë, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe D. B., 60 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin, me mjete të forta, duke shkaktuar dëmtime të lehta.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 2, dyshohet se ka dëmtuar me gurë, vetratën e një banke.
Më datë 13.03.2024, në mbrëmje, në lagjen nr. 9, Korçë, në banesën e shtetases A. B., 67 vjeç (e cila aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë), dyshohet se është vjedhur një shumë parash. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
DVP Shkodër
Tërhoqi zvarrë gjatë natës, një kafshë që e kishte lidhur në automjetin e tij, identifikohet dhe procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, drejtuesi i automjetit.
Menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një automjet që tërhiqte zvarrë një kafshë (qen), gjatë natës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe oganizuan kontrollet me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të automjetit.
Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit ishte shtetasi H. Ç., 66 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, ndaj të cilit filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Sekuestrohen 10 kg kanabis, vihen në pranga tre shtetas.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Four”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Four”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Ll. D., 31 vjeç, L. S., 40 vjeç, dhe Xh. M. (L)., 30 vjeç.
Shtetasi Ll. D., është kontatuar nga shërbimet e Policisë në rrugën “Rexhep Tarja”, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, ku u gjetën shtetasit L. S., dhe Xh. M. (L)., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 10 kg.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Berat
Kreu manovra të rrezikshme me automjet me xhama të riveshur dhe pa kontroll teknik, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesi, si dhe i pezullohet leja e drejtimit.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Berat, pas denoncimeve të bëra nga disa qytetarë, për një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme, gjatë qarkullimit në qytetin e Beratit, kanë organizuar punën për identifikimin e tij.
Si rezultat i monitorimit të kamerave të sigurisë dhe i kontrolleve në terren, është identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, drejtuesi, së bashku me automjetin me të cilin kryente manovra.
Shërbimet e Policisë Rrugore e kanë ndëshkuar drejtuesin e automjetit, me masën administrative 60 000 lekë të rinj, si dhe i kamë pezulluar lejen e drejtimit, në bazë të neneve 139, 72 dhe 79, të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.
DVP Dibër/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza.
Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike cananbis.
Sekuestrohen 2 qese me doza cannabis sattiva, një shumë parash dhe 1 aparat celularë.
Vihet në pranga 21-vjeçari, që kryente këtë veprimtari kriminale dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Tempulli 2”, si rezultat i hetimeve dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në Bulqizë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe Komisariatin e Policisë Bulqizë, organizuan punën për goditjen e këtij rasti.
Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Y.D., 21 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe kanë shpallur në kërkim policor një shtetas tjetër ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhënat e tij.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 21-vjeçari, sëbashku me një shtetas tjetër, pasi siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza dhe e shpërndanin pranë shkollave dhe në lokale të ndryshme të qytetit të Bulqizës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 qese me doza canabis, një shumë parash dhe 1 aparat celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 134 shtetas, konkretisht: 37 shtetas janë vënë në pranga, 85 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste- 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste. 1 shtetas është ndaluar, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Është kryer një tentativë për vrasje, me autor/ë ende të paidentifikuar.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 13 raste, 9 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për veprimtari kriminale në këtë fushë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste- 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 15 raste- 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-4 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve shtetërorë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të veprës penale “Veprime në kundërshim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas i shpallur në kërkim për 1 rast të mëparshëm të kësaj vepre penale, është kapur;
-3 raste në fushën e krimeve ekonomike, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i krimeve kompjuterike dhe 1 rast i veprës penale “Dhunimi i varreve”, me autorë ende të paidentifikuar;
-1 rast i veprave penale në fushën e prostitucionit, me 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 shtetase të proceduara në gjendje të lirë;
-1 rast i falsifikimit dhe nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, “Dhunimi i banesës”, “Fyerja”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, me 8 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
3 shtetas të shpallur në kërkim përkatësisht për falsifikim, shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë dhe mashtrim kompjuterik, janë kapur.
Janë vënë në pranga 8 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, të akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Janë vënë në pranga 3 shtetas të akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetase ka humbur jetën dhe 7 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 21 raste, njëri prej të cilave me autor ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.