Raporti i ngjarjeve, 13 dhjetor 2023

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Kukës/Kontrolle intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.Bashkëposedues i 1 kilogrami lëndë eksplozive, 6 kilogramëve cannabis sativa dhe një sasie municioni luftarak, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari i shpallur në kërkim.Lënda eksplozive, droga dhe municioni u gjetën nga Policia, më datë 20 korrik 2022, si rezultat i operacionit “Cooperation”. Gjatë tij u arrestuan vëllai i 52-vjeçarit dhe një 36-vjeçar, bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale.Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. A., 52 vjeç, banues në fshatin Brekije.52-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet se posedonte bashkë me vëllanë e tij, shtetasin P. A. dhe me shtetasin F. K., të dy të arrestuar nga Policia, në kuadër të operacionit “Cooperation”, më datë 20 korrik 2022, 1 kilogram lëndë eksplozive, 6 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe sasi municioni luftarak, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, ditën e operacionit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Kavajë-Kreu dje, 3 vjedhje dhe 1 tentativë për vjedhje, në 4 biznese, në lagjen nr. 2, arrestohet 49-vjeçari i dënuar më parë, për të njëjtin krim.Në vijim të patrullimeve në terren dhe bashkëpunimit me qytetarët, të intensifikuara gjatë muajit dhjetor, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e vjedhjeve, si dhe për arrestimin e shtetasve që kryejnë këtë krim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë administruan menjëherë kallëzimet për 4 raste vjedhjesh/tentativa për vjedhje, të kryera gjatë ditës së djeshme.Si rezultat i veprimeve profesionale hetimore dhe procedurale, u identifikua, u kap dhe u arrestua shtetasi Xh. Xh., 49 vjeç, banues në Kavajë.Dje, 49-vjeçari, në lagjen nr. 2, dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe sende, në 3 biznese, si dhe ka tentuar të vjedhë, në një biznes tjetër.Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Xh. Xh.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

Tepelenë/Kontrolle dhe hetime intensive, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.I kërkuar në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, pasi iu gjet në banesë 1 kg cannabis sativa që e posedonte me qëllim shitjen në doza, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, punës së inteligjencës policore dhe hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.Konkretisht, u ndalua shtetasi E. E., 38 vjeç, banues në Memaliaj.Më datë 10.08.2023, Policia gjeti në banesën e shtetasit E. E., 1 kilogram lëndë narkotike cannabis sativa që posedohej nga ky shtetas, për t’u ndarë dhe shitur në doza, në lagje të ndryshme të qytetit të Memaliajt.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Tepelenë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasit:

-S. Gj., 38 vjeç, E. Gj., 43 vjeç, G. C., 32 vjeç dhe D. Gj., 43 vjeçe, të katërt banues në fshatin Mezhgoran.

Procedimi penal për këta shtetas ka nisur sepse duke vënë gurë, në rrugën në hyrje të fshatit Mezhgoran, për të mos lejuar ndërtimin e një linje të ujësjellësit në fshatrat Peshtan dhe Mezhgoran, kanë penguar qarkullimin e mjeteve në këtë rrugë. Gjithashtu, këta shtetas kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë, për hapjen e rrugës. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim.Ky shtetas dyshohet se bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka plagosur rëndë, me mjete të forta, një 14-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin në kërkim L. L., 16 vjeç, banues në Korçë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.10.2023, në lagjen nr. 12, Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (të ndaluar nga Policia, më datë 09.10.2023) ka dëmtuar me mjete të forta, një 14-vjeçar. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 3 shkopinj të cilët dyshohet se u përdorën gjatë konfliktit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 71 shtetas, konkretisht: 25 shtetas janë vënë në pranga, 41 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste– 10 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 3 shtetas janë vënë në pranga. Gjithashtu, janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra penale në këtë fushë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, 3 prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativave për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 10 raste, 3 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim, për këto veprimtari kriminale.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste- 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është ndaluar 1 shtetas i shpallur në kërkim, për vepra penale në këto fusha.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, me 3 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar nga 1 rast i veprave penale:

-në fushën e krimeve ekonomike, “Vetëgjyqësia”, “Moskallëzimi i krimit”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, me 9 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;

-“Goditjet për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

“Kanosja për shkak të detyrës”, me autor ende të paidentifikuar;

-“Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për të cilin vijojnë ende hetimet.

1 shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën ekonomike, është kapur dhe ndaluar.

Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.