Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 183 shtetas, konkretisht: 51 shtetas janë vënë në pranga, 115 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 17 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 21 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 11 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 25 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 8 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 4 raste. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 13 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 5 shtetas janë vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste. 8 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 16 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 16 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 17 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-12 raste të përdorimit dhe/ose tregtimit ilegal të lëndëve piroteknike, me 12 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-6 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”. Për njërin rast vijojnë hetimet për të përcaktuar autorësinë, ndërsa për rastet e tjera janë proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas. Për një rast të mëparshëm të kësaj vepre penale, është identifikuar dhe shpallur në kërkim 1 shtetas;
-5 raste të mosbindjes/kundërshtimit me dhunë të urdhrave të punonjësve të Policisë. 9 shtetas janë arrestuar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim;
-3 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të përkrahjes së autorëve të krimeve, me 4 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të kalimeve ilegale të kufijve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të krimeve kibernetike, me 2 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, përndjekjes, shpërdorimit të detyrës dhe shkaktimit të vetëvrasjes, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i pengimit për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës dhe marrjes së padrejtë të fëmijës, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, heqjes së paligjshme së lirisë, fyerjes, shitjes së ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve, goditjes për shkak të detyrës dhe keqtrajtimit të kafshës, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 17 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 25 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 38 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 23 shtetas janë vënë në pranga dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.