Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 26 vjeç, banues në Himarë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Xh., 34 vjeç, banues në Selenicë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit A. Q., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri, në një banesë.
—
Më datë 02.01.2024 dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasja H. V., 82 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se 82-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për të dokumentuar rrethanat e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe asaj të Sarandës, për veprime të mëtejshme.
DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 44 vjeç, banues në fshatin Kallm, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, xhaxhanë e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. V., 40 vjeç, banues në fshatin Gjerbës dhe L. R., 32 vjeç, banues në fshatin Klos, pasi dyshohet se pas një konflikti të çastit, ndërmjet tyre, në fshatin Gjerbës, shtetasi L. R. është futur me automjet, në banesën e shtetasit K. V., pa pëlqimin e tij, ndërsa 40-vjeçari i ka dëmtuar automjetin, shtetasit L. R.
—
Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi K. M., banues në fshatin Frakull, se është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi S. M., 71 vjeç, i cili sipas deklarimit të shtetasit K. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.
Ditën e djeshme, është gjetur teksa futej në ujërat e lumit Seman, shtetasja R. Sh., 66 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë nxjerrë 66-vjeçaren, nga ujërat e lumit, e kanë dërguar atë në spital, ku ka marrë asistencë mjekësore, dhe më pas është larguar në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. L., 65 vjeç, banues në Bilisht, pasi në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të degëzimit të fshatit Bitinckë, duke drejtuar mjetin tip “Isuzu”, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin A. H., 64 vjeç, banues në fshatin Tren, Devoll. Për pasojë janë dëmtuar 64-vjeçari dhe shtetasja D. H., 59 vjeçe, pasagjere në motomjet, të cilët janë transportuar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin T. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 25-vjeçare dhe vëllain e saj 17-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
A. Sh., 25 vjeç, banues në Bilisht, pasi në Bilisht, për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka shtyrë shtetasen D. R.
E. Xh., 24 vjeç dhe B. Xh., 62 vjeçe (gjyshja e tij) banues në Bilisht, Devoll, pasi dyshohet se 24-vjeçari ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. A., 41 vjeç, banues në Bilisht, ndërsa 62-vjeçarja është konfliktuar dhe ka dëmtuar në fytyrë bashkëshorten e shtetasit A. A.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
—
Në vijim të informacionit datë 30.12.2023, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit D. B., 44 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, ju informojmë se ky shtetas u gjet dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e tij dhe ndodhet në Maqedoninë e Veriut.
DVP Korçë
Patrullimet gjatë ditëve festive, konstatojnë 4 raste të veprimtarisë së kundërligjshme, të shitjes së lëndëve piroteknike të kontrabanduara në Korçë dhe në Pogradec.
Procedohen penalisht 4 shtetas, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Sekuestrohen 222 fishekzjarrë dhe 20 kuti me kapsolla.
Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Policisë konstatuan se në lagjen nr. 17, Korçë dhe në rrugën e tregut në Pogradec, 4 shtetas shisnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara.
Për këto paligjshmëri, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. F., E. F., dhe shtetasin E. Sh., banues në Korçë, si dhe F. M., banues në Pogradec.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 kuti me kapsolla dhe 222 fishekzjarrë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë 72 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 135 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 98 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 22 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 8 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 22 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. 1 shtetas tjetër është shpallur në kërkim për 1 tentativë për vrasje.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera – 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 8 raste-9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufirit shtetëror, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 16 raste, 8 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 1 shtetas është vënë në pranga, 7 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 18 raste, me 9 shtetas të vënë në pranga dhe me 14 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 21 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-3 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë ose të atyre me funksione publike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të veprës penale “Dhunimi i banesës”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me 1 shtetase të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i veprave penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Prishja e qetësisë publike”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, është kapur dhe vënë në pranga.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 13 aksidente, si pasojë e të cilave 21 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 34 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 10 shtetas janë vënë në pranga dhe 24 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.